Humbja e Milanit 3-2 ndaj Napolit ka sjellë përsëri Antonio Conten në radarin e Rossonerëve, të cilin e shohin si pasuese të trajnerit aktual Gennaro Gattuso.

Rossonerët kishin një avantazh prej 2-0 në Stadio San Paolo mbrëmë, por në hapësirën prej 30 minutash, lojtarët lëshuan tempin dhe në fund humbën 3-2.


Kjo humbje nga një avantazh prej dy golave ka bërë që trajnerit Gattuso t'i lëkundet karrigia e tij qysh në fillim të sezonit.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, hierarkia e klubit po konsideron përsëri për të bërë një ofertë për Conten si trajner tyre të ri.

Antonio Conte Antonio Conte (Getty Images)

Thashethemet tashmë ishin qarkulluar në mënyrë të përsëritur në muajt e fundit, madje edhe para se të ndahej italiani me Chelsean në rrethana të hidhura.

Conte ishte në stadiumin e Torinos dje (e shtunë) për të parë Juventusin që mundi Lazio me rezultat 2-0.

Megjithëse ideja e shefit të ish-Italisë fillimisht ishte hedhur nga ekipi menaxhues i Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli nga Yonghong Li, duket se profili i tij është i admiruar edhe nga drejtuesit e tanishëm Elliott Management dhe Leonardo. /Telegrafi/

telegrafi sport app