LAJMI I FUNDIT:

Conte kërkon pesë lojtarë për Chelsean

Conte kërkon pesë lojtarë për Chelsean

Pas largimit të pritur të Diego Costas nga Chelsea, pritet që klubi londinez të bëj disa transferime.

Mirror shkruan se bosi i Bluve, Antonio Conte, dëshiron që të shtojë lojtarët e talentuar në skuadër.

Italiani e sheh Romelu Lukakun si zëvëndësuesin perfekt të Costas dhe pritet që të konkretizojë ofertën prej 70 miionë eurosh.


Lajmet e fundit rreth Chelseat
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Chelseat

Me të ardhmen e Nemanja Matic dhe Cesc Fabregasit në dyshim, Conte e sheh Tiemoue Bakayokon dhe Marco Verattin si pjesë të planeve.

Dyshja e Juventusit, Leonardo Bonucci dhe Alex Sandro po ashtu kërkohen për opsione defensive nga tekniku italian. /Telegrafi/