LAJMI I FUNDIT:

Conte e do yllin e Barcës te Chelsea

Conte e do yllin e Barcës te Chelsea

Arda Turan është dashur të presë një kohë të gjatë për debutimin e tij me Barcelonën dhe nuk ka arritur të përshtatet te ekipi katalunas.

Futbollisti turk u transferua në Camp Nou në verën e vitit 2015, por nuk mund të luante deri në janar të këtij vitit për shkak të suspendimit transferues që vuanin Blaugranët.

Mirëpo, ai nuk po e gjen formën e tij në filozofinë e Barcës nën drejtimin e Luis Enriques dhe tashmë po flitet për një largim.


Trajneri e preferon Ivan Rakiticin në mesfushë para Turan, mirëpo tjetër opinion ka Antonio Conte. Ai mendon ta transferojë atë te Chelsea.

Strategu italian dëshiron të bëjë ndryshime te Blutë dhe ta imponojë stilin e tij, ashtu që gjatë verës pritet të ndodhin disa transferime. /Telegrafi/