Antonio Conte ndien nostalgji për Italinë dhe kjo nuk është një gjë e re.
Por, ish-trajneri i Juventusit e pranon pa i rënë shumë rrotull. “Po, më mungon vendi im. Në planet e mia nuk ekziston ideja e të qëndruarit për shumë kohë jashtë”, është shprehur trajneri aktual i Chelseat për “Radio Anch’io Sport”.
E duke u ndalur tek e ardhmja, i pyetur nëse e sheh të mundshme drejtimin e ndonjë skuadre në Kinë, Conte është kategorik: Absolutisht që jo!
“Kam nostalgji për Italinë dhe do të kthehem”, thotë trajneri kampion në fuqi i Premier League me “blutë” e Londrës. Në intervistën e gjatë, ai flet gjithashtu edhe për objektivat e skuadrës londineze.
E nis pikërisht me kampionatin. “Për titullin kampion janë në garë gjashtë ekipe. Këtë vit do të jetë edhe më e vështirë, sepse janë rikthyer fuqishëm dy skuadrat e Manchesterit, ndërsa i rrezikshëm është edhe Tottenham. Të mos harrojmë pastaj dy ekipe me traditë, si Liverpool dhe Arsenal”, thotë Conte sa i përket Ligës Premier, transmeton TCh.
Ndërsa në lidhje me Champions League, Conte duket se ka një peng. “Na duheshin futbollistë me kualitete për t’iu bashkuar një baze të mirë tashmë. Në grupin tonë është edhe Roma, që i ka të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar. Mendoj se shorti ynë ka qenë i pafat. Duam ta kalojmë gjithsesi grupin, për të menduar më pas për ndeshjet me eliminim direkt. Në fazën e ardhshme do të doja të evitoja skuadrat italiane”, thotë Conte.
Sa i përket suksesit të vitit të kaluar, ish-trajneri i Juves thotë se “vjet arritëm një sukses të merituar, e vlerat rriten edhe më shumë kur mendon se vinim nga një vend i 10 një sezon më herët. Për mua ishte viti i parë që drejtoja një skuadër jashtë Italie, kështu që ishte një mrekulli që fitova me të parën. Me tifozët? Jam i lumtur që kam krijuar një ndjenjë të veçantë”.
Edhe Contes i ka bërë përshtypje diçka në futbollin anglez. “Ambienti nëpër stadiume është gjithnjë pozitiv. Këtu, tifozët vijnë për të festuar. Serie A është duke rritur nivelin, por besoj se të gjithë futbollistët më në zë duan të vijnë të luajnë në kampionatin anglez”, shprehet Conte.
Conte ka folur pak edhe për kombëtaren axurre. “Nuk kam aspak frikë se do të mungojmë në Botëror. Në këtë pikë nuk ka më asnjë dyshim. Italia do të jetë, patjetër, pavarësisht se do t’i duhet të luajë dy ndeshje play off. Ne gjithsesi do të jemi në vazon e parë të shortit, kështu që nuk shoh ndonjë problem”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Mikel Arteta jep lajmin e madh për Bukayo Sakan para duelit ndaj Real Madridit

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

Messi shënon gol të bukur, Inter Miami vazhdon me fitore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore