Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte është akuzuar për sjellje të pahijshme nga Federata Angleze e Futbollit [FA], pasi u dërgua në tribuna në ndeshjen ndaj Swansea City.

Trajneri italian është larguar nga ndeshja shkaku i protestave dhe ka deri më 5 dhjetor afat t'i përgjigjet akuzës nga FA.


Ai mund të paguajë një gjobë prej tetë mijë funteve ose të kundërshtojë atë apo edhe ndoshta t'i jepet atij ndonjë ndeshje ndalim.

48-vjeçari u dërgua në tribunë nga gjyqtari Neil Swarbrick dhe ai arsyetohet në atë që ai pretendoi se ishin taktikat e Swanseas për të humbur kohë që e nervozuan atë.

GettyImages 881915754 Gjyqtari duke e larguar Conte nga loja (Getty Images)

Megjithatë, Conte është përkujdesur të kërkoj falje pas sjelljeve të tij të cilat rezultuan me ndëshkim dhe largim nga loja.

"Unë kërkoj falje për këtë", ka thënë Conte pas shikimit të gjithë pjesës së dytë të fitores së tyre 1-0 nga një ekran televiziv në dhomën e veshjes.

"Isha i zhgënjyer. Sigurisht kam bërë një gabim".

"Gjatë lojës unë vuaja. Me lojtarët e mi vuaj. Është për të ardhur keq", përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app