Bashkimi Evropian nuk ka asnjë instrument tjetër më të mirë për veç zgjerimit, jo vetëm për të provuar vlerat e saj, por edhe për të rritur ndikimin në politikat globale.
Mos zgjerimi i BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, paraqet problem për rritjen e ndikimit të Rusisë dhe elementëve të ISIS-it.
Kështu ka vlerësuar ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, në një tryezë të mbajtur në Prishtinë, me temën “Zgjerimi i BE-së, Si na sheh Evropa”.
Çollaku është shprehur i vetëdijshëm se BE përballet me kriza të ndryshme siç është ajo e refugjatëve dhe rritja e numrit të partive të djathta, por ka thënë se Bashkimi Evropian edhe më herët është përballur me kriza, por që ka vazhduar zgjerimin.
Ai në këtë tryezë të organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), ka thënë se nëse BE për këto probleme nuk parasheh zgjerim të ri me shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ekziston rreziku që në këto pjesë të rritet ndikimi i Rusisë dhe elementeve të tjera që kanë të bëjnë me ISIS.
“Shtrohet pyetja nëse për të gjitha këto arsye do të ketë zvarritje deri të vala e re e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor atëherë , a do të këtë mundësi që BE ta luajë rolin e vet transformues në shtetet aspirantë dhe kandidate në Ballkanin Perëndimor, dhe në qoftë se jo atëherë, cilët akterë tjerë do të vijnë në shprehje si zëvendësim për BE”.
“Ne jemi të vetëdijshëm se akterët tjerë të cilët mund të zënë një pjesë të hapësirës së ndikimit të BE-së nuk janë aktet më të cilët do të dëshironin të kishim asnjë punë, sepse po flasim për zgjerimin ose rritjen e rolit të Rusisë dhe në rastin më të keq elementet të cilat janë të lidhura me ISIS”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.
Përveç saj, Çollaku ka thënë se kriza aktuale në BE, nuk e favorizon asnjë nga vendet aspiruese, por ka thënë se ky proces është ende i papërfunduar nga BE.
Corina Stratulat nga Qendra Evropiane për Politika tha se procesi i zgjerimit në BE, ka ndryshuar nga vitet e kaluara dhe, se tani është bërë një proces më kompleks.
Ajo ka thënë se kriza me refugjatë ka vështirësuar këtë proces për shtetet anëtare.
“Sa i përket Budenstagut gjerman mund të bëhet një referendum për procesin e zgjerimit. Duke u bazuar në konsideratat që janë të inspiruar nga kontekstet vendore ose nacionale si çështja e pakicave, konteksti i qëndrueshmërisë, azilkërkuesit e çështje tjera dhe konkludimet kryesore për tërë këto janë intencat që zgjerimi ka ndryshuar dhe është një proces i paparashikueshëm sesa që ka qenë më herët. Ky është një realitet në të cilin duhet të adaptohemi”, është shprehur ajo.
Ndërkaq, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike tha se vendet anëtare të BE-së janë të rëndësishme për Kosovën sepse politika e tyre varet për integrimin e Kosovës.
“Kjo tregon se vendet anëtare kanë peshë shumë më të madhe sesa Komisioni Evropian kur vije puna tek zgjerimi. Janë dy nivele që shpjegojnë procesin e BE-së si Racionalizmi që shtron pyetjen pse duhet të zgjerohet BE, dhe teoria konstruktive ku hyn edhe Kosova sepse kjo teori ka të bëjë me interesin e zgjerimit të BE. Pra shikohen edhe pozicioni gjeostrategjik i një vendi. Po ashtu sa është niveli i rrezikut tek një vend në mënyrë që BE ta pranojë apo jo”, është shprehur ai, duke shtuar se Kosova nuk ka ndonjë rrezik të brendshëm që të mos pranohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa