LAJMI I FUNDIT:

Çollaku kërkon nga BE të merr vendim pozitiv për vizat

Çollaku kërkon nga BE të merr vendim pozitiv për vizat

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, thotë se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të merr vendim pozitiv për vizat.

Ai këtë e bëri të ditur në Facebook, duke i komentuar zhvillimet e sotme në Kuvend ku u tërhoq nga pika e rendit të ditës ratifikimi i Demarkacionit.

“Përkundër zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës për tërheqjen nga agjenda të çështjes për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, kërkoj nga BE-ja që të merr vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, tha Çollaku.