Rezultatet fiskale të muajit shkurt 2023 tregojnë se ekonomia shqiptare ka dalë nga zona e rehatisë me konsum të lartë dhe norma të larta arkëtimesh në buxhetin e shtetit, teksa çmimet e larta dhe emigracioni, sidomos i të rinjve po dobësojnë konsumin.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, të ardhurat nga tatimet dhe doganat në shkurt ishin në vendnumëro në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, teksa të arkëtimet nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), një tatim mbi konsumin shënoi rënie me 6.7 për qind.
Në shkurt, të ardhurat tatimore ishin 39.5 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me shkurtin 2022, kur rezultuan 39.4 miliardë lekë. Duke pasur parasysh dhe inflacionin, që në shkurt 2023 ishte 7.1 për qind dhe rritjen ekonomike të pritshme prej 2%, ecuria reale e të ardhurave tatimore ishte negative, raporton Monitor.
Në muajin shkurt arkëtimet nga TVSH-ja arritën ne 13.5 miliardë lekë, rreth 968 milionë lekë më pak se në shkurtin e vitit 2022. Sipas të dhënave të detajuara, tkurrja ka ardhur si nga tatimet ashtu dhe nga doganat.
Krizat e njëpasnjëshme dhe sidomos rritja e çmimeve vitin e fundit kanë ulur konsumin në disa kategori mallrash sidomos ushqimet.
Të dhënat nga INSTAT njoftojnë se për dy- mujorin e parë 2023 importet e grupeve kryesore të ushqimeve pësuan rënie dyshifrore në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, të matura në sasi.
Rënien më të madhe e kanë shënuar vajrat vegjetale me gati 40 për qind. Në janar- shkurt 2023 u importuan mbi 4 mijë tonë vajra vegjetale në krahasim me 6,996 tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2022.
Tregtarët e pakicës pohuan se konsumi i vajit ka rënë dukshëm pasi nisi rritja e çmimit nga lufta në Ukrainë.
Pas vajit, rënia më e madhe ka vijuar me drithërat. Në 2-mujorin e parë 2023 importet e drithërave ranë me rreth 33 për qind. Grosistët, pohuan se rënia e importeve të grurit, sidomos, po nxitet nga dy faktorë kryesorë. i pari dhe me i rëndësishmi lidhet me tkurrjen e popullsisë në vend.
Të dhënat zyrtarë nga agjencitë Britanike dhe Eurostat sugjerojnë se deri në fund të vitit të kaluar kishin ikur nga vendi më shumë se 30 mijë persona shumica e tyre të rinj, çka po ndihet në konsum.
Gjithsesi arkëtimet totale buxhetore në shkurt ishin 46.7 miliardë lekë me një rritje vjetore 11.5 për qind të ndihmuara nga disbursimi i një shume prej 5,5 miliardë lekësh nga fondet e donatorëve që kanë marrëveshje me qeverinë shqiptare.
Për dy mujorin, tatimet arkëtuan gjithsej 88.9 miliardë lekë, me zgjerim prej 4 për qind me bazë vjetore.
Në total, të ardhurat buxhetore për 2 mujorin ishin 97.1 miliardë lekë, me zgjerim vjetor 10.8 për qind, të ndikuara nga ecuria e mirë e ndihmave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët