Cluj nuk po këndellet - Korenica shënon golin e vetëm në humbje, Emërllahu luan 52 minuta

Meriton Korenica po vazhdon të tregojë formë të lartë me fanellën e Clujit në Rumani, pavarësisht rezultateve jo të mira të skuadrës.
Mesfushori i Kosovës shënoi një supergol në ndeshjen e javës së shtatë të Superligës rumune kundër Otelulit.
Goli i tij në minutën e 71-të ishte i vetmi për Clujin, që megjithatë u mposht thellë me rezultat 4-1. Pas realizimit, Korenica u zëvendësua nga trajneri.
Në këtë takim u aktivizua edhe mesfushori Lindon Emërllahu, i cili u largua nga loja në minutën e 52-të, ndërkohë që Cluji luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 50-të.
Ky ishte goli i dytë brenda katër ditëve për Korenicën, pasi të enjten e kaluar kishte shënuar dhe asistuar në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës, ku humbën kundër Hackenit suedez (7-2).
Në total, 26-vjeçari ka regjistruar tri gola dhe pesë asistime në 12 paraqitje këtë sezon – dy gola e një asistim në kampionatin rumun, si dhe një gol e tri asistime në garat evropiane. /Telegrafi/




















































