Site icon Telegrafi

Cllevio: Stresit i duhen 200 mijë euro, nuk hyri për famë në Big Brother VIP Kosova

Kleviol Ahmeti, i njohur për publikun si Cllevio, është mik i ngushtë i Stresit prej 20 vitesh.

Ai ka komentuar së fundmi hyrjen e reperit Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) në Big Brother VIP Kosova.

Në një intervistë për Big Talk, Cllevio theksoi se ai nuk është brenda as për famë e as për të gjetur të dashur, por se i duhen 200 mijë euro.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk është atje ai për famë, as nuk është atje për të gjetur të dashur, atje është se i duhen 200 mijë euro. Dhe t’i marrësh 200 mijë euro nuk di se si të reagojë, s’i t’i kapë, nuk di se s’i t’i vjedhë në mënyrën artistike”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Stresi për Cllevion: Po bën gabime, por i falen se e kam shok që 20 vite

Cllevio tutje nuk i ka kursyer as ‘thumbat’ në drejtim të artistit të njohur shqiptar.

Foto: Screenshot/YouTube

“Të bëhesh ‘meme’ tani për të qeshur njerëzit nuk është mirë moj gocë. Qan robi kur të vdes një shok, qan për buzën që është larg, që të ka ikur buza, qan ti s’e të la, jam dakord, por të qash për Andin”, shtoi tutje Cllevio.

Stresi kishte prishur raportet me këtë të fundit pas sherrit të bujshëm që pati me Noizyn. /Telegrafi/

Exit mobile version