LAJMI I FUNDIT:

Clinton kujton vitet e 90-ta: I ofrova Jelcinit dhe Putinit anëtarësimin e Rusisë në NATO

Clinton kujton vitet e 90-ta: I ofrova Jelcinit dhe Putinit anëtarësimin e Rusisë në NATO

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton tha se u ofroi liderëve të shtetit rus, Boris Jelcin dhe Vladimir Putin mundësinë e anëtarësimit të Rusisë në NATO.

Në një shkrim autorial për gazetën The Atlantic, ai shkroi për zhvillimin e marrëdhënieve midis aleancës dhe Rusisë në vitet 1990.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, ne e mbajtëm hapur derën e NATO-s për hyrjen e Rusisë, të cilën ia thashë qartë Jelcinit dhe më pas pasuesit të tij, Vladimir Putinit”, tha Clinton.


“Bëra gjithçka që munda për të ndihmuar Rusinë të bënte zgjedhjen e duhur dhe të bëhej një demokraci e madhe në shekullin e XXI-të”, shtoi ai.

Clinton ka rikujtuar se në vitin 1994, Rusia u bë vendi i parë që iu bashkua Partneritetit për Paqe, një program i bashkëpunimit praktik dypalësh, duke përfshirë edhe stërvitjet e përbashkëta ndërmjet vendeve evropiane të NATO-s dhe atyre joanëtare të NATO-s.

Ish-kreu i Shteteve të Bashkuara gjithashtu i quajti të rreme pretendimet se Shtetet e Bashkuara u përpoqën të izolonin Rusinë dhe të mos e respektonin atë, por pranoi se NATO po zgjerohej në lindje pavarësisht kundërshtimeve të Moskës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Botë
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Amerika
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"

Botë
Kalo në kategori