Cleveland dhe San Antonio pësojnë humbje (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar 11 takime në ligën më të fortë të basketbollit, NBA.
Befasi e kësaj nate ishin humbjet e kampionit aktual Cleveland Cavaliers dhe San Antonio Spursave.
Gjersa Cleveland u mposhtë prej Indiana Pacers me rezultat 103-93, Spursat pësuan prej Sacramento Kings me rezultat 110-105, transmeton Telegrafi.
Te Cavs basketbollisti më efikas ishte Kevin Love, i cili regjistroi ‘double-double’ në saje të 27 pikëve dhe 16 kërcimeve, ndërsa te Pacers me lojë të mirë u dallua Paul George me ‘double-double’ prej 21 pikëve dhe 11 kërcimeve.
Në ndeshjen tjetër, Paul Gasol i Spursave shënoi 24 pikë ndërsa i mungoi edhe në kërcim për të regjistruar ‘double-double’ ndërsa ata që nuk e bëri spanjolli, te Kingsat e bëri DeMarcus Cousins me 26 pikë dhe 17 kërcime.
Indiana ka bilanc të barabartë të humbjeve dhe fitoreve, përkatësisht nga gjashtë sosh, ndërsa për Cavaliers kjo ishte humbja e dytë kundrejt nëntë fitoreve.
Në anën tjetër Sacramento regjistroi fitoren e katërt kundrejt tetë humbjeve ndërsa Spursat kanë nëntë triumfe dhe tre humbje. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Orlando 89-82 New Orleans
Philadelphia 109-102 Washington
Atlanta 107-100 Milwaukee
Boston 90-83 Dallas
New York 105-102 Detroit
Oklahoma 105-103 Houston
Toronto 121-127 Golden State Warriors
Denver 120-104 Phoenix Suns
LA Clippers 107-111 Memphis Grizzlies


















































