Pas përfundimit të dëshmisë së ish-këshilltarit të UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka filluar dëshminë dëshmitari i 115-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), John Clarke, i cili mban kodin 04874 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ekspertit të mjekësisë ligjore, John Clarke, i janë prezantuar nga ZPS-ja fotografit e viktimave, duke i kërkuar shpjegim se çfarë konstaton ai si njohës i fushës.
Për disa nga viktimat ai tha që kanë vdekur nga plumbi, ndërsa për disa të tjera tha se janë goditur me instrumente të ndryshme të cilat kanë shkaktuar mavijosje në trupin e tyre, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Mund të shikoni humbjen e ngjyrës ose kthimin e ngjyrës në të purpurt brenda dhe në të dyja anët në fakt. Domethënë siç mund ta shikoni ngjyra ka ndryshuar është bërë si në të purpurt në të kuqërremtë. Përveç kësaj, në të majtë mund të shikoni një zonë që është më e purpurt dhe është më e thellë dhe në fakt është mavijosje. Është e çartë kjo dhe kjo ka ndodhur gjatë kohës kur personi ka qenë i gjallë. Është një zonë e gjerë. Pra, siç mund ta shikoni është një zonë gjerë e mavijosur e personit. Ka edhe disa viza të vogla që mund t’i shikoni aty. Ndoshta mund të jetë goditur me një instrument disi të gjatë”, tha dëshmitari për njërën nga fotografitë e prezantuara.
Ndërsa, në një fotografi tjetër, dëshmitari tha se dallon ndryshimet që ka pësuar trupi pas vdekjes si dhe mavijosje.
“Dalloj dy gjëra kryesore në këtë fotografi. E para; janë ndryshimet pas vdekjes, për shembull të këmbët që është leviditeti, në pjesën e pasme të kofshëve, po ashtu kemi edhe thyerjen e këmbeve në pjesën e poshtme dhe këto janë ndryshime që kanë ndodhur pas vdekjes se personit. Ndërkohë sa i takon shpinës së tij, kemi një përzierje të leviditetit në shpinën e personit të vdekur. Kemi mungesë ngjyre ose kemi shpërndarjen e ngjyrës së purpurt, por mbi atë shikojmë të paktën disa mavijosje. Nëse nuk janë gërvishtje, më tepër duken si mavijosje dhe kemi gjithashtu kemi gërvishtje të lëkurës në pjesën e sipërme të shpinës që është më ngjyrë më të erret se në zonat e tjera”, tha Clarke.
Dëshmitari tha se këto gërvishtje dhe mavijosje zakonisht shkaktohen kur dikush qëllohet me ndonjë instrument të fortë që nuk ka të bëjë me thikën ose plumbin.
Kurse, për një trup tjetër në një fotografi dëshmitari tha se ka mavijosje që janë shkaktuar nga ndonjë objekt i gjatë.
“Është diçka shtesë që mund të shohim këtu. Pjesa e sipërme e trupit-shpinës, kryesisht në pjesën e djathtë shihet çartë mavijosja. Në pjesën e mesme të shpinës-në dy anët ka dy vija paralele diagonale dhe dy në anën e majtë në mënyrë diagonale. Këto janë ato që ne i quajmë vijat e mavijosja që janë të shkaktuara kur dikush goditet nga një objekt i gjatë- për shembull tyta e një arme, ndonjë send i gjatë e i hollë që shkakton vija mavijosje”, tha Clarke.
Kurse, për fotografinë e tretë dëshmitari tha se sheh dy mavijosje lineare në gjoksin e viktimës të cilat sipas tij më shumë mundësi janë shkaktuar nga një objekt i gjatë që ka goditur trupin. Meqë kjo viktimë ishte e ulur në karrige, dëshmitari tha në qoftë se nuk ka vdekur aty, rezultatet tregojnë që ai është vendosur aty pak kohë pasi ka vdekur.
Me kaq përfundoi pyetjet prokurori për të vazhduar më pas me avokaten e Kadri Veselit, Ann Rowan.
Dëshmitari pohoi se nuk ka bërë asnjë autopsi ndaj vikamave dhe se nuk ka qenë i pranishëm kur janë kryer ato. Madje, ai mohoi se ka pasur ndonjë rol mbikëqyrës kur janë bërë autopsitë.
Ai gjithashtu pohoi se raporti i tij është bërë sipas udhëzimeve të ZPS-së dhe kryesisht iu është përgjigjur pyetjeve që kjo e fundit i ka pasur. Si dhe mohoi që ZPS-ja iu ka kërkuar që të jep komente lidhur me cilësinë e punës mbi të cilën mbështetet ky raport.
Gjithashtu, ai mohoi se shprehimisht ZPS-ja ia kishte kërkuar që të paraqiste ndonjë prej kundërshtimeve që kishte në raport ose të përshkruante ndonjë gabim apo probleme që mund të ketë identifikuar.
Megjithatë, ai tha se gabimet ose problemet që ka hasur i ka evidentuar.
Ndërsa, për raportin e tij, ai tha se është përmbledhje e interpretimit të tij të konstatimeve që janë bërë në atë raport autopsie.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit