Çka mendojnë fansat anglezë për Granit Xhakën? (Foto)

Granit Xhaka ka qenë protagonist kryesor në dy takimet e fundit të Arsenalit.
Mesfushori shqiptar ka shënuar dy super gola kundër Hull Cityt dhe Nothingham Forest.
Këto dy gola të shënuar prej reprezentuesit zviceran ka bërë që tifozët e Gunners ta konsiderojnë edhe si kapiten të ardhshëm të skuadrës londineze, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, Arsene Wenger i pyetur prej gazetarëve se a e ka ditur që Xhaka ka një gjuajtje të tillë të fshehur në dollap, francezi tha se nuk e ka ditur.
“Sinqerisht, jo. Unë e dija se ai kishte një gjuajtje shumë të mirë, por ai luajti shumë të thellë vitin e kaluar dhe ka shkuar shumë përpara”, tha Wenger. /Telegrafi/
https://twitter.com/afc_weller/status/778311669319598080?ref_src=twsrc%5Etfw
https://twitter.com/search?q=place%3A583bd538eb3129d1&ref_src=twsrc%5Etfw
https://twitter.com/DrissyParker/status/778311041042247680?ref_src=twsrc%5Etfw






















































