LAJMI I FUNDIT:

Civil: Ndal keqpërdorimit politik të fëmijëve

Civil: Ndal keqpërdorimit politik të fëmijëve

Qendra për Liri e dënon ashpër keqpërdorimin e fëmijëve dhe të miturve për qëllime politike dhe zgjedhore. Në bazë të monitorimit afatgjatë zgjedhor të Civilit, konstatohen raste të keqpërdorimit të fëmijëve dhe të miturve para dhe pas fillimit të fushatës për zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Keqpërdorimi politik i fëmijëve është i ndaluar me ligj! Sipas nenit 12, paragrafi 4 nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, ndalohet keqpërdorimi i fëmijëve për arganizim dhe veprim politik ose fetar”, thonë nga Civil, njofton Telegrafi Maqedoni.

Civil i përkujton partitë politike, prindërit, mediat dhe institucionet se çdo fëmijë, pa përjashtim, ka të drejtë për jetë dinjitoze dhe t’i gëzojë të gjitha të drejtat e paraqitura në Deklaratën për të drejtat e fëmijëve dhe në Ligjin për mbrojtje të fëmijëve. Një numër i madh i fëmijëve nuk kanë qasje deri te arsimi cilësor, mbrojtja shëndetësore dhe kushte dinjitoze për jetë. Ata kanë të drejtë për fëmijëri pa brenga, të liruar nga ngjarjet politike ditore.


Nga Civil thonë se fëmijët nuk e kanë vendin në politikë. “Partitë politike dhe mbështetësit e tyre duhet të japin kontribut për mbrojtjen e fëmijëve, dhe jo për keqpërdorimin e tyre. Shteti dhe institucionet kanë obligim fëmijëve t’u mundësojnë zhvillim të shëndoshë fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social, dhe mënyrë normale të jetesës në kushte të lirisë dhe dinjitetit”, thonë nga kjo organizatë duke shtuar se në vazhdimësi i alarmojnë institucionet, partitë politike dhe publikun për keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime politike dhe kërkon nga institucionet t’i sanksionojë të gjithë që i fusin fëmijët në politike në çfarë do mënyrë.

Civili kërkon nga institucionet të ndërmarrin sanksione të vendosura kundër të gjithëve që do të tentojnë fëmijët dhe të miturit t’i vendosin në listën e aktiviteteve të tyre. Thjeshtë, kjo duhet të ndalet menjëherë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori