LAJMI I FUNDIT:

”Civil” mbështet protestat e gazetarëve ndaj menaxhmentit të MPM-së

”Civil” mbështet protestat e gazetarëve ndaj menaxhmentit të MPM-së

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, CIVIL-Qendra për Liri shpreh mbështetje maksimale për 120 gazetaret dhe gazetarët e punësuar në botimet e “Media Print Makedonia” (MPM), të cilët dy javët e fundit bëjnë grevë për realizimin e të drejtave të tyre punëtore dhe marrjen e rrogave dhe honorarëve të papaguara.

Sipas kësaj OJQ-je ”ky trajtim i të punësuarve është i papranueshëm dhe i pashembullt! Një kompani e madhe si MPM nuk guxon të mbajë aq kohë të gjatë në pasiguri qindra gazetarë dhe punëtorë eminentë të mediave dhe në mënyrë të ashpër të shkelë të drejtat e tyre të njeriut dhe punëtore, duke e sjellë në pyetje ardhmërinë e këtyre njerëzve dhe familjeve të tyre.

E përkujtojmë menaxhmentin e MPM se mospagimi i rrogave, honorareve dhe regresit për pushim vjetor, është i dënueshëm me ligj. Kërkojmë që kjo golgotë e punëtorëve të mediave të ketë zgjidhje sa më të shpejtë.


Kërcënimet, presionet dhe kushtëzimet mbi gazetarët duhet menjëherë të ndërpriten dhe të respektohet e drejta e tyre për grevë, si dhe të drejtat tjera në domenin e drejtësisë sociale. Të mos flasim për të drejtën e të shprehurit të lirë!

Apelojmë për solidaritet, jo vetëm përkatësve të profesionit gazetar, por edhe nga qytetaret dhe qytetarët e “Vest”, “Utrinski vesnik” dhe “Dnevnik”, pavarësisht nga greva, dhe në interesin e publikut, edhe pse po përballen me ardhmëri të pasigurt”, thuhet mes tjerash në kumtesën e qendrës Civil./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori