Manchester City ka triumfuar 3-0 kundër Birminghamit në 1/16 e finales së FA Cup.

Citizens kaluan në epërsi pas vetëm tetë minutash lojë me një gol të bukur nga Bernardo Silva.


Mesfushori portugez nuk u ndal me kaq dhe shënoi të dytin persona edhe në minutën e 15-të me një asistim të Kevin De Bruynes.

Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola e trefishoi epërsinë e tyre me golin e Phil Foden (33'), që pranoi një asistim nga Riyad Mahrez.

Pjesa e dytë kishte disa raste të mira për Cityn, mirëpo lojtarët nuk arritën t'i shfrytëzonin ato - gjersa Mahrez kishte një gol të anuluar nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Por, për Manchester Cityn mjaftuan këto tri gola për të kaluar në rrethin tjetër të FA Cup. /Telegrafi/

telegrafi sport app