Manchester City ka dalë triumfues (3-1) ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL (Carabao Cup) që u zhvillua në Old Trafford. Bernardo Silva e zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të pasi pranoi një top nga Kyle Walker dhe goditi nga jashtë zonës për ta mposhtur David de Gean. Epërsia e skuadrës mysafire u dyfishua me golin e Riyad Mahrez (33’), ndërsa kësaj radhe Bernardo Silva ishte asistuesi.


ManunitedCity 1 Bernardo Silva shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

City e shënoi edhe golin e tretë në pjesën e parë që në fakt ishte autogol i Andreas Pereira (39’).Krejt çfarë bënë Djajtë e Kuq në këtë ndeshje ishte një gol i nderit i realizuar nga Marcus Rashford në minutën e 70-të të takimit.

ManunitedCity 3 Goli i Marcus Rashford ishte i vetmi nga Unitedi (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Fitorja prej 3-1 në terren mysafir e bën Manchester Cityn favorit për t’u kualifikuar për në finalen e Wembleyt, duke qenë se ndeshjen e kthimit e zhvillon në Etihad Stadium. Ndeshja e kthimit ndërmjet rivalëve të qytetit të Mançesterit zhvillohet më 29 janar, ndërsa finalisti tjetër do të vendoset ndërmjet Leicester Cityt dhe Aston Villas. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x7q7b0z

https://www.dailymotion.com/video/x7q7bgc

https://twitter.com/lfcfreya/status/1214648054785232899

telegrafi sport app