Mesfushori spanjoll, Isco pritet të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Që nga rikthimi i teknikut Zinedine Zidane në klub, Isco nuk e ka pas tretmanin e duhur te Reali.


Kjo ka bërë që lojtarit t’i soset durimi dhe të vendos për largim nga Los Blancos.

GettyImages 1169975958 1 Isco. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Shumë skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për të, derisa së fundmi janë Juventus dhe Manchester City në garë.

Real Madridi e vlerëson rreth 55 milionë yllin e tyre, para që nuk janë problem për Cityn e Juventusin.

Gjithsesi në garë për yllin spanjoll mbetën edhe dy skuadrat tjera, Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

telegrafi sport app