LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Me MCGonigal jam takuar në zyret e FBI, flitet se në Kosovë e ka takuar një politikan

Çitaku: Me MCGonigal jam takuar në zyret e FBI, flitet se në Kosovë e ka takuar një politikan

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për takimin e saj me ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal.

Ajo u shpreh se me McGonigal është takuar në zyrët e FBI, ku ka qenë zyrtarisht e ftuar si ambasadore.

“Unë kam qenë e ftuar në FBI zyrtarisht si ambasadore që t’ju drejtohen kadetëve dhe oficerëve të rinj të FBI, ky ka qenë një nder i madh që më është bërë mua dhe që i është bërë Kosovës dhe komunikimi im me FBI dhe me zyrtarin në fjalë ka qenë në zyrë dhe në ShBA”, tha ai.


Çitaku tha se nuk e di se me kë është takuar ai në Kosovë, mirëpo u shpreh se flitet që e ka takuar një politikan, përcjell Klankosova.tv.

“Ndërkohë që unë nuk e di kë e ka takuar në Kosovë kur ka qenë, flitet se e ka takuar një politikan, nuk e di kush është ai politikan, por e di që nuk ka qenë as kryeministri, as presidenti, as ish-presidentja, është takuar me një figurë politike këtu në Kosovë dhe ky është ai takimi i cili është përmendur në aktakuzë dhe nuk është raportuar në FBI, sepse saherë që një zyrtar i FBI takohet me përfaqësues të një qeverie tjetër, të një shteti tjetër, e ka për detyrë që ta njoftoi byron, ta njoftoi institucionin ku punon dhe ta tregojë për çfarë është biseduar”, u shpreh tutje ajo në Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori