LAJMI I FUNDIT:

Çitaku ironizon me deklaratat e Brnabiq, publikon fotografi nga malet

Çitaku ironizon me deklaratat e Brnabiq, publikon fotografi nga malet

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ironizuar me deklaratat e kryeministres serbe Ana Brnabiq, e cila dje në prani të shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi ka deklaruar se me Kosovën ka të bëjë “me njerëzit që vijnë nga mali”.

Çitaku ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook, me mbishkrimin se sa kishte ardhur nga malet.

“Në fakt, veç sa erdha nga malet”, ka shkruar Çitaku, duke treguar se po i referohet ‘deklaratës raciste’ të Bernabiqit.


Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur që t’ia ndalojë përgjithmonë hyrjet në Kosovë kryeministres serbe për shkak të deklaratave të saj raciste dhe ofenduese ndaj 2 milionë qytetarëve të Kosovës./Telegrafi/