CineStar rikthen romancën në CineLady me filmin “Wuthering Heights” me 11 Shkurt

CineLady rikthehet me një mbrëmje magjike kinematografike në CineStar, Prishtina Mall, duke sjellë parapremierën ekskluzive të filmit shumë të pritur “Wuthering Heights”.
Me 11 shkurt, duke filluar nga ora 20:00, kjo ngjarje e veçantë premton një përvojë unike ku kinemaja, eleganca dhe emocionet bashkohen në një atmosferë festive dhe të paharrueshme.Vizitorët do të mirëpriten nga ora 19:30 me pije të mirëseardhjes, ndërsa mbrëmja do të vazhdojëme shfaqjen parapremierë të filmit Wuthering Heights, një adaptim modern dhe emocional i romanitklasik të Emily Brontë, me regji të Emerald Fennell.
Filmi sjell në ekran një histori të fuqishme dashurie, pasioni dhe obsesioni, duke eksploruarthellësisht ndjenjat njerëzore dhe marrëdhëniet e ndërlikuara. Në rolet kryesore interpretojnë Margot Robbie dhe Jacob Elordi, dy nga aktorët më të njohur të kinemasë bashkëkohore, të cilët ofrojnë një performancë intensive dhe një kimi mbresëlënëse që e bën këtë film një përvojë emocionale të fortë.

Përveç përjetimit kinematografik, CineLady sjell edhe shumë surpriza për pjesëmarrëset. Gjatë mbrëmjes do të ketë dhurata të shumta, përfshirë postera “Limited Edition” të filmit për më fatlumet.

Dhurata që lidhen me pushime dhe relaksim, përvoja mirëqenieje si masazhe dhe trajtime bukurie, bizhuteri, aksesorë elegantë dhe produkte të ndryshme që e pasurojnë edhe më shumë këtë event të veçantë, nga sponsorët si Kasollet e Zanave, Say It With Flowers, Dredhëz Handmade, OXA Beauty Center, Serena Center, KAIA Jewelry, Matisse dhe Libraria Dukagjini.
CineLady nuk është vetëm një shfaqje filmi, por një festë e kinemasë, feminitetit dhe momenteve tëbukura të ndara së bashku.
Ndërsa nga data 12 Shkurt, filmi hyn në program të rregullt dhe vazhdon të shfaqet çdo ditë, ku të gjithë vizitorët, me biletë të blerë, do të marrin postera special Limited Edition të filmit, deri në përfundim të sasisë.

Gjeni më shumë informacione dhe bleni biletat në cinestarcinemas-ks.eu , përmes aplikacionit CineStar Kosova, ose në arkat e kinemasë.
Trailer:


















































