Cili ushqim e shkakton kancerin e cili jo: E vërteta prapa të gjitha miteve rreth ushqimeve
Ka shumë studime të cilat janë kryer dhe që pohojnë se ushqime të caktuara mund të shkaktojnë ose të mos shkaktojnë kancerin, dhe kjo vetëm sa ua bën blerësve ma problematike njohjen e së vërtetës
Tani një ekip i hulumtuesve nga revista ‘Which?’ kanë zbuluar faktet prapa disa pohimeve, për të zbuluar njëherë e përgjithmonë se cilat janë vërtet ushqimet kancerogjene dhe cilat jo, transmeton Telegrafi.
MISHRAT E PËRPUNUAR
A e shkaktojnë kancerin? Po!
Përse? Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se konsumimi i vetëm 50 gramëve mish të përpunuar në ditë mund ta rritë rrezikun e llojeve të ndryshme të kancerit deri në 18 për qind.
Mishrat e përpunuar përmbajnë nitrat, i cili është dëshmuar se është kancerogjen.
PESTICIDET
A e shkaktojnë kancerin? Nuk është dëshmuar
Përse? Ka raportime se pesticidet e rrisin rrezikun e llojeve të ndryshme të kancerit, por jo mjaftueshëm sa për t’i mbështetur ato dëshmi. Në Bashkimin Evropian, pesticidet duhet të testohen për siguri para se të testohen në çfarëdo që e konsumojnë njerëzit.
Megjithatë, Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtime rreth Kancerit thotë se ata që ekspozohen ndaj shumë pesticideve, siç janë fermerët, mund të jenë më të rrezikuar nga kanceri.
ËMBËLTUESIT ARTIFICIALË DHE ADITIVËT E USHQIMIT
A e shkaktojnë kancerin? Nuk është dëshmuar
Përse? Ëmbëltuesit artificialë dhe aditivët e ushqimit, njësoj sikurse pesticidet, duhet të testohen nga kontrollet e Bashkimit Evropian për t’u parë nëse janë të sigurta për konsumim nga njerëzit – gjë e cila i eliminon rreziqet kancerogjene.
SHEQERI
A e shkakton kancerin? Në mënyrë indirekte
Përse? Shpeshherë është dëshmuar se sheqeri nuk është i mirë për shëndetin e njeriut, por nuk ka ndonjë mbështetje shkencore për t’i mbështetur pohimet se sheqeri në mënyrë direkte i rritë rreziqet e kancerit.
Sidoqoftë, në mënyrë indirekte mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë kancerin, sepse konsumimi i tepërt i sheqerit shpie në obezitet dhe obeziteti i rritë rreziqet e kancerit.
ALKOOLI
A e shkakton kancerin? Po
Përse? Ndonëse nuk është aq shumë kancerogjen sa duhani, alkooli është shkaktar i 3% të rasteve me kancer në Mbretërinë e Bashkuar. Përndryshe, alkooli klasifikohet si kancerogjen i klasit 1. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!