Cilët janë emrat që Elon Musk mund t’i zgjedhë për të qenë drejtori i ardhshëm ekzekutiv i Twitter?
![Cilët janë emrat që Elon Musk mund t’i zgjedhë për të qenë drejtori i ardhshëm ekzekutiv i Twitter?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/12/221219163129-restricted-elon-mus-e1671531777774-780x439.png)
Elon Musk së shpejti do të mund të jetë në kërkim të një drejtori të ri ekzekutiv për Twitter.
Pas kritikave në ngritje mbi udhëheqjen kaotike të tij në Twitter, duke përfshirë edhe vendimet e fundit për pezullimin e gazetarëve të teknologjisë e pastaj prezantimin e një politike të re ku ndalohej postimi i linqeve për platformat rivale, Musk e bëri një sondazh duke pyetur se a duhet që ai të largohet si drejtor ekzekutiv i platformës.
Sondazhi përfundoi të hënën ku 57 për qind e votuesve vlerësuan që Musk të largohej nga pozita e lartë.
Musk nuk ka komentuar mbi rezultatet e sondazhit.
Në fakt, Musk kaloi një kohë të gjatë të hënën pa postuar fare në Twitter.
Por edhe nëse Musk nuk e respekton menjëherë rezultatin e sondazhit të tij, drejtori ekzekutiv i Tesla-s ka të ngjarë të vazhdojë të përballet vetëm me presionin nga investitorët e prodhuesit të makinave për t’ia dorëzuar frenat e drejtimit dikujt tjetër sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
Musk, nga ana e tij, tha në një postim në Twitter të dielën para mbylljes së sondazhit: “Askush nuk e dëshiron punën që mund ta mbajë Twitter gjallë. Nuk ka pasardhës”.
Nëse Musk do të kërkonte për një drejtor të ri ekzekutiv, ai me siguri se do të kishte kandidatë të gatshëm.
Lista e njerëzve që kanë ofruar shërbimet e tyre për drejtimin e platformës tashmë përfshinë emra si John Legere, ish drejtor ekzekutiv i T-Mobile, studiuesin për inteligjencë artificiale i MIT, Lex Fridal, dhe rep-artistin Snoop Dogg.
Tom Anderson, një nga themeluesit e MySpace, komentoi gjithashtu sondazhin e Musk për largimin nga pozita e drejtorit ekzekutiv , duke thënë, “varet se kë do ta zgjedhësh që ta drejtojë platformën”, me një emoji me fytyrën që mendon.
Ka gjithashtu disa kandidatë shumë të kualifikuar atje – si ish-drejtori ekzekutiv i Facebook, Sheryl Sandberg dhe zëvendësshefi Mike Schroepfer, të cilët të dy lanë rolet e tyre në gjigantin e mediave sociale në fillim të këtij viti – edhe pse vështirë se mund t’i bindin ata të marrin përsipër kaosin në të cilin gjendet Twitter.
Ndoshta edhe Jack Dorsey, themeluesi i Twitter, drejtori ekzekutiv i Block dhe mik i Musk, i cili më parë kishte thënë se nuk do të kthehej për të drejtuar rrjetin social.
Kandidatët e mundshëm më të dukshëm për një drejtor të ri ekzekutiv të Twitter janë “togerët” e Musk, të cilët kanë ndihmuar në drejtimin e kompanisë që nga marrja e tij në pushtet.
Lista e shkurtër ka të ngjarë të përfshijë investitorin Jason Calacanis, partnerin e Craft Ventures, David Sacks dhe Sriram Krishnan, një partner i përgjithshëm i Andreessen Horowitz i fokusuar në kripto dhe ish shef i ekipit për klientë në Twitter.
Jason Calacanis
Calacanis, i cili u shfaq në botën e teknologjisë si reporter gjatë shpërthimit të “dot com”, është një investitor i fazës së hershme që ka mbështetur kompani të njohura si Uber dhe Robinhood. Ai gjithashtu ka lansuar disa prona mediatike dhe pret dy podkaste (një në partneritet me Sacks).
David Sacks
Sacks, i cili së bashku me Musk ishte një nga ekipi themelues fillestar në PayPal, ka të paktën një përvojë në menaxhimin e një rrjeti social. Ai themeloi dhe drejtoi platformën e komunikimit të ndërmarrjeve Yammer, përpara se t’ia shiste Microsoft-it në vitin 2012 për 1.2 miliard dollarë.
Sriram Krishnan
Në letër, Krishnan mund të jetë zgjedhja më e qartë nga ky grup i emrave. Ai ka përvojë të drejtpërdrejtë duke punuar në produktin Twitter, pasi më parë ka ndihmuar në menaxhimin e ekipeve përgjegjëse për veçoritë e platformës si kërkimi dhe tek “home feed”. Ai gjithashtu ka punuar më parë në produktet e reklamave celulare për Snapchat dhe Facebook.
Emri nga “wildcard”
Disa përdorues të Twitter kanë spekuluar për drejtues të tjerë të mundshëm për kompaninë e mediave sociale, duke përfshirë dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner, i cili u pa duke shikuar finalen e Kupës së Botës bashkë me Musk gjatë fundjavës. Kushner gjithashtu është mik i Familjes Mbretërore Saudite, një nga investitorët më të mëdhenj të Twitter. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-18-780x439.png)
A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?
![Google Maps është aplikacioni numër 1 në botë për navigim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-12-780x439.jpg)
Google Maps është aplikacioni numër 1 në botë për navigim
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
![OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-6-780x439.jpg)
OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?
![A keni Sony Playstation 4 apo 5 - këto video-lojëra janë në zbritje deri 75 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-4-780x439.jpg)
A keni Sony Playstation 4 apo 5 - këto video-lojëra janë në zbritje deri 75 për qind
![Musk thotë se nuk është i interesuar ta blejë TikTok](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_25-5-780x439.png)
Musk thotë se nuk është i interesuar ta blejë TikTok
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi