Cilat vitamina mund të përdorni së bashku: Merren më shpesh për imunitet, por në këtë kombinim janë më të efektshmet

Ashtu siç ka vitamina që nuk duhen marrë së bashku, ka edhe kombinimet më të mira
Erëza Y. Durmishi
Studente e Fakultetit të Mjekësisë, Prishtinë
Vitaminat janë opsioni i parë në luftën kundër sëmundjeve dhe për forcimin e imunitetit.
Të rriturit dhe fëmijët, veçanërisht gjatë sezonit të viruseve dhe gripit, marrin një lloj suplementi, dhe kjo është krejtësisht në rregull nëse ka rekomandimin e mjekut.
Ashtu siç theksuam se ka vitamina që nuk janë të mira për t’u kombinuar, sepse kanë kundërefekt, ka edhe nga ato që më së miri merren së bashku.
Në përgjithësi, vitaminat e tretshme në ujë mund të merren së bashku pa ushqim, kurse vitaminat e tretshme në yndyrë mund të merren së bashku me ushqimet që përmbajnë yndyra të shëndetshme.
Kombinimet e mëposhtme të suplementeve mund të jenë në fakt më efektive, shkruan “Singlecare”.
Vitamina D, vitamina K2 dhe vitamina të tjera të tretshme në yndyrë
Vitamina K1, ose phylloquinone, është e pranishme në zarzavate me gjethe të errëta, ndërsa vitamina K2 (menaquinones) gjendet në ushqimet e fermentuara dhe ushqimet me origjinë shtazore. Hulumtimet tregojnë se dy vitamina të tretshme në yndyrë (vitamina D dhe vitamina K2) punojnë së bashku për të siguruar që kalciumi të absorbohet në kockat tuaja në vend që të grumbullohet në arteriet tuaja.
Vitaminat e tretshme në yndyrë si A, D, E dhe K mund të merren në të njëjtën kohë. Sipas Son Ormond, mjek në Arizona, vitaminat e tretshme në yndyrë ruhen në mëlçi, yndyrë dhe muskuj të trupit dhe duhet të merren me yndyrën e vaktit.
Magnezi dhe vitamina D3
Veprimi i këtyre dy vitaminave përmirësohet kur merren së bashku. Një studim i publikuar në “The American Journal of Clinical Nutrition” tregon se pa magnez të mjaftueshëm, sinteza e vitaminës D dhe metabolizmi në trup është e dëmtuar. Në fakt, magnezi është i nevojshëm për të kthyer vitaminën D në një formë që trupi mund ta përdorë.
Bakri dhe zinku
Kur bëhet fjalë për kombinimin e bakrit me zinkun, gjithçka ka të bëjë me ekuilibrin. Zinku ndërhyn në përthithjen e bakrit, por marrja e tepërt e zinkut mund të shkaktojë edhe mungesë bakri. Nëse merrni zink, rekomandohet që të merrni edhe një suplement bakri prej dy miligramësh për të mbështetur ekuilibrin e këtyre dy mineraleve në trup. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës