Cila ishte “zgjedhja e gabuar” e Shkumbin Kryeziut (Video)
Shkumbin Kryeziu ka qenë mysafir në emisionin Talk të KTV-së, ku mes tjerash ka treguar se shumë shpejt do të rikthehet me një këngë dhe klip të ri.
Gjatë bisedës, këngëtari ka folur edhe për jetën private, ndërsa në pyetjen se a mendon se ka bërë zgjedhje të gabuara në jetë, ai ka përmendur vetëm një peng.
“Asnjëherë… Ato veprime që i kam marrë, asnjëherë nuk mund të them se kanë qenë të gabuara”.
“Përpos, zgjedhe e gabuar do të thosha… Ne kemi qenë në një periudhë shumë të vështirë në vitet 1997/1998 në Prishtinë… E vetmja gjë që më ka mbetur si peng, është që s’jemi aktivizuar unë dhe disa shokë drejtpërdrejt në Luftën për Çlirimin e Kosovës”, ka deklaruar Kryeziu. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/02/2016
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




























































