Site icon Telegrafi

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” është folur për mënyrën se si duhet t’i përgatisim fëmijët për periudhën kur duam t’i dërgojmë në kopsht.

Psikologia Mirjeta Deliu ka folur edhe për periudhën që e konsideron të përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht.

“Një vjeç është pak, do e kisha bë me 2 vjeç e gjysmë ose 3 vjet… fëmija njëvjeçar ende ka nevojë për kujdesin dhe dashurinë e nënës…”, tha ajo.

Deliu u shpreh se nëse nënat do të kishin ndihmë financiare deri në këtë moshë të fëmijës atëherë nuk do të kishin dërgu fëmijët më herët.


“Në këtë moshë fëmija flet, tregon shpreh emocionet çka ka ndje dhe është më e lehtë për të dy palët.

Faza adaptive në kopsht në suaza normale, ka raste kur i shkon deri në 2, 3 muaj, sidomos kjo faza e ndarjes. Prej 2, ose 3 muaj konsiderohet jo normale të qaj kur shkon në kopsht…”, u shpreh ajo.

Psikologia tutje ka folur edhe për përgatitjen e fëmijëve para se të nisin shkuarjen në kopsht.

“Fëmijët paraprakisht përgatiten ku do të shkojnë, t’iu tregohet foto të kopshtit, mësueseve, bashkëmoshatarëve e aktiviteteve…”, tha ajo

Podcastin e plotë ku Deliu flet për shëndetin mendor të fëmijëve, ankthin, depresionin dhe simptomat që japin fëmijët, pastaj fazat e zhvillimit, tantrumat, adaptimin e fëmijëve në kopshte, fazën e adoleshencës e llojet e prindërimit mund ta shikoni më poshtë.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga Muqa Solar. /Telegrafi/

Exit mobile version