Përderisa moti së shpejti do të fillojë të jetë i nxehtë dhe stina e bikineve është afër, shumë njerëz janë duke kërkuar ta formësojnë trupin. Por, për ata të cilët preferojnë të vrapojnë, ende ekziston pyetja e kamotshme: a është më mirë të vraponi përjashta në mot të ftohët dhe me shi, apo të shkoni në palestër dhe të vraponi në shiritin vrapues? A është njëra nga këto dy opsione më e mirë se tjetra?

Siç duket, ekzistojnë disa dallime mes këtyre dyjave:


Energjia Një studim ka zbuluar se vrapuesit fitojnë më shumë energji kur vrapojnë në ambient të hapur sesa në palestër, dhe vrapimi përjashta është thuajse i barabartë me vrapimin në shirit kur e keni nivelin e pjerrësisë 1 për qind, transmeton Telegrafi.

Vlen të ceket se kjo energji të cilën e fitoni duke vrapuar përjashta vjen nga rezistenca e ajrit.

Top 5 Best Running Shoes for Women in 2015

Shpejtësia Shkencëtarët tregojnë se shiritat vrapues mund të jenë duke jua ngadalësuar shpejtësinë, dhe një tjetër studim ka treguar se vrapuesit e mbivlerësojnë shpejtësinë e tyre gjatë kohës që vrapojnë në shirit vrapues. Sipas tyre, në ambiente të hapura ju mund të vraponi më shpejt dhe më gjatë, pasi që shikimi i objekteve përreth nesh ndikon në perceptimin tonë të shpejtësisë.

running

Lëndimet Vrapimi përjashta përfshin rreziqe të ndryshme, duke filluar nga ajri i ndotur, aksidentet me veturë apo edhe sulme nga nxehtësia. Sidoqoftë, shiritat vrapues e kanë një rrezik të përbashkët: ata mund të shkaktojnë dëme të nyejve dhe ligamenteve.

what five joint docs say about running

Shëndeti mendor Studimet kanë treguar se vrapimi përjashta ju bën të ndjeheni më pozitivë, gjë që rrjedhimisht e bën vrapimin në ambiente të hapura më të shëndetshëm sesa vrapimin në palestër. /Telegrafi/