LAJMI I FUNDIT:

CICËRIMË

CICËRIMË
Xhevdet Bajraj (Foto: A. Sh)

Poezi nga: Xhevdet Bajraj

Një natë me vapë vere
brenda një shtëpie majë bjeshke
një burrë penetron në një grua
që të dy i harrojnë emrat e tyre përgjithmonë
e pinë edhe nga një gotë verë
e cicërojnë nga një varg
dhe dalin nga dritarja e hapur
duke fluturuar si zogj