Ciara shpreson që të humb afro 22 kilogramë pasi njoftoi planin për humbje peshe me ushtrime në palestër, pak pas lindjes së fëmijës së tretë.

Këngëtarja 34-vjeçare dhe burri i saj, Russell Wilson mirëpritën djalin e tyre një muaj më parë dhe e quajtën Win.


Në pamjet e reja të postuara në InstaStory këtë të martë ajo u shfaq duke bërë ushtrime dhe tha, “Në rregull, ju të gjithë - kush! Dita e parë. Më uroni fat”.

32377224 8663715 image m 72 1598387144184 Ciara (Foto: Instagram)

Një ditë më parë ajo kishte postuar një selfie në faqen e saj në Instagram dhe zbuloi për fansat se sa peshë po planifikonte të humbte.

“22 kilogramë për të humbur. Nesër do të fillojë planin e lojës. Do të punoj me të vërtetë shumë”, theksoi ajo.

Përpos Win, Ajo dhe Russell ndajnë një vajzë tre vjeçare të quajtur Sienna dhe gjithashtu djalin gjashtë vjeçar, Future.

32377220 8663715 image m 73 1598387287405 Ciara (Foto: Instagram)

Ciara ndërkaq e lindi Win më 23 korrik të këtij viti dhe njoftoi lajmin e mirë me një video në Instagram ditën e nesërme. /Telegrafi/

32377212 8663715 image m 74 1598387337513 Ciara (Foto: Instagram)

31189710 8663715  Mommy Daddy Love You Ciara gave birth to Win this Thursday and  a 71 1598387123043 Ciara (Foto: Instagram)