Sezoni i shtatë i "Line of Duty" mund të jetë në horizont, pasi aktorja Christina Chong konfirmoi se i është kërkuar të rikthehet në serial.

Chong, e cila luajti DI Nicky Rogerson, zbuloi gjatë ndarjes së çmimeve Hollywood Saturn se produksioni ka kërkuar disponueshmërinë e saj për vitin e ardhshëm.


Ndërkohë, aktori Martin Compston, i cili interpretoi DS Steve Arnott, ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi, shkruan DailyMail.

95014347 14376745 image a 219 1739063451915

Ai tha se, megjithëse është i zënë me projekte të tjera, nëse krijuesi Jed Mercurio ka një histori për të treguar, ata do të jenë të gatshëm.

Edhe Adrian Dunbar, që luan Superintendent Ted Hastings, ka sugjeruar më parë se një sezon i ri është në diskutim, ndërsa burime pranë produksionit kanë treguar se ekipi po përpiqet të harmonizojë oraret për xhirimet në 2025.

Megjithëse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, ka shumë të dhëna që sugjerojnë se "Line of Duty" mund të kthehet së shpejti në ekranet e BBC. /Telegrafi/

95014281 14376745 image a 217 1739063210372

93742497 14250371 image a 83 1736021586045