Paris Saint-Germain i është rikthyer fitoreve kampionale pas humbjes befasuese nga Rennes.

Parisienët triumfuan para shikuesve të vetë kundër Toulouses me rezultat të pastër prej 4-0.


Serinë e golave e hapi Eric Maxim Choupo-Moting, i cili realizoi në të 50-tën minutë, me një gol që bëri bujë të madhe.

Futbollisti për një moment na kujtoi trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidanen, i cili si lojtar ka bërë driblime të kundërshtarëve duke u rrotulluar me top.

Chuopo-Moting realizoi edhe golin e dytë personal dhe kjo bëri që të zgjidhet lojtari i ndeshjes, ku u vlerësua me notën 8.8.

Pas kësaj, PSG-ja zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me gjashtë pikë gjersa lider është Rennes me nëntë pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app