Milani arriti të regjistrojë fitoren e pestë radhazi në Serie A, kuqezinjtë triumfuan ndaj Chievos me rezultat 1-2.

Për skuadrën e Gennaro Gattusos shënuan Lucas Biglia (31') dhe Krzysztof Piatek (57'), ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi shqiptari, Përparim Hetemaj (41').


Më i miri për vendasit ishte Hetemaj, i cili përveç golit arriti të bëjë edhe një paraqitje fantastike në mesfushën e skuadrës veroneze.

Lucas Biglia (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Për kuqezinjtë më i miri ishte Biglia, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Samu Castillejo, Suso dhe Franck Kessie.

Ata që dëshpëruan te mysafirët ishin Lucas Paqueta dhe Andrea Conti, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve nga të dy skuadrat:

Chievo:

capture 20190309 225908

Milan:

capture 20190309 225908 1

Në xhiron e radhës Milani luan ndaj Interit, kurse Chievo kundër Atalnatas. /Telegrafi/

telegrafi sport app