Chelsea ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë duke fituar ndaj Bournemouthit me rezultat 1-3.

Blutë ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë nga djelmoshat e drejtuar nga Antonio Conte.


GettyImages 666204668 Foto: Getty Images

Ndeshja filloi me autogolin e Adam Smith në minutën e 17-të, kurse pas tre minutash shënoi edhe Eden Hazard pas asistimit nga N'Golo Kante.

GettyImages 666202974 Foto: Getty Images

Goli i nderit nga vendasit u shënua në minutën e Joshua King në minutën e 42-të dhe me rezultatin 1-2 përfundoi pjesa e parë.

I fundit, por më i bukuri në këtë takim erdhi nga Marcos Alonso në minutën e 68-të.

GettyImages 666215968 Foto: Getty Images

Blutë pas kësaj fitore vazhdojnë në vendin e parë me 75 pikë, shtatë më shumë se Tottenhami në vendin e dytë, ndërsa Bournemouthi renditet në vendin e 15-të me 35 pikë.

Ndeshja e ardhshme e londinezëve është ndaj Manchester Unitedit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5hm7x9_bournemouth-1-3-chelsea-all-goals-highlights-08-04-2017-%E1%B4%B4%E1%B4%B0_sport