Watfordi e ka mposhtur Chelsean me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Ligës Premier, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi Bluve.

Pjesa e parë e tëra u dominua nga vendasit e Watfordit, të cilët sulmonin pareshtur Chelsean.


Megjithatë, goli erdhi vetëm pasi Blutë e Londrës mbeten me një lojtar më pak, kur mesfushori Tiemoue Bakayoko (30') mori kartonin e dytë të verdhë dhe gjyqtari e dërgoi jashtë.

Bakayoko Momenti i ndëshkimit me të kuq të Bakayokos (Getty Images)

Goli i vendasve erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes, pasi sulmuesi Troy Deeney u tregua i saktë nga pika e bardhë për 1-0 në një penallti e cila u shkaktua në Gerard Deulofeun.

Deulofeu Momenti i penalltisë së shkaktuar në Deulofeun (Getty Images)

Pjesa e dytë e takimit ishte më e barabartë, por Chelsea edhe pse barazuan në fund pranuan edhe tre gola dhe humbën me rezultat të thellë.

Fillimisht ishin mysafirët e Chelseat, të cilët arritën të kthehen në lojë duke barazuar 1-1 me anë të një supergoli të shënuar nga Eden Hazard (82').

Eden Hazard  Hazard barazoi me anë të një supergoli nga distanca (Getty Images)

Por, festa e skuadrës së Contes zgjati vetëm dy minuta pasi ishte Daryl Janmaat (84'), i cili shënoi për 2-1 dhe në minutën e 88-të ishte Gerard Deulofeu për 3-1.

Janmaat Festa e Janmaat pas golit të shënuar (Getty Images)

Në minutat shtesë vendasit arritën të shënojnë edhe një herë me anë të Roberto Pereyras, i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-1.

Deulofeu 2 Një penallti e nxjerr, një gol i shënuar për Delofeun (Getty Images)

Pas kësaj humbje, Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 50 pikë të mbledhura, ndërsa Watfordi renditet në vendin e 11-të me 30 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë e presin në shtëpi West Bromin, teksa Watfordi udhëton te West Hami. /Telegrafi/   

https://www.dailymotion.com/video/x6eapi8

https://twitter.com/LeCoqueliin/status/960630925309640706

https://www.dailymotion.com/video/x6eapro

https://www.dailymotion.com/video/x6eapwa

telegrafi sport app