Chelsea ka vazhduar me rezultate pozitive nën drejtimin e Thomas Tuchel duke regjistruar fitore prej 2-1 në udhëtim te Sheffield Unitedi.

Mason Mount e zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë (43’), falë asistimit nga Timo Werner.


Rezultati u barazua në pjesën e dytë (55’) me një autogol të mbrojtësit Antonio Rudiger.

cheslea (Foto: Twitter/Chelsea FC)

Për fitoren e Bluve u kujdes Jorginho (58’), i cili e konvertoi në gol një penallti të akorduar në favor të mysafirëve.

Kjo fitore e pozicionon Chelsean në vend të pestë në tabelë me 39 pikë dhe Liverpooli është një pikë më lartë në vend të katërt. /Telegrafi/

https://twitter.com/Algmoo41LIVHD/status/1358505613492428800

https://twitter.com/Algmoo41LIVHD/status/1358520819245338625

Standings provided by SofaScore LiveScore
telegrafi sport app