Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka bërë sondazhe në lidhje me transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoëeb, Chelsea bëri një qasje tek përfaqësuesit e Lautaros rreth një lëvizje në Londër përpara se afati kalimtar të mbyllej javën e kaluar.


Sidoqoftë, sulmuesi argjentinas refuzoi qasjen e Bluve, duke këmbëngulur se nëse do të largohej nga Interi do të ishte vetëm për Spanjën.

Lautaro ka qenë një objektiv afatgjatë për Barcelonën, ndërsa Real Madrid ishte gjithashtu i lidhur gjatë javëve të fundit të afatit të fundit të transferimeve.

lautaro 2

Këtë sezon, sulmuesi ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në tre ndeshje të kampionatit italian.

Ndryshe, argjentinasi ka një klauzolë prej 111 milionë eurosh në kontratën e tij me Nerazzurrët. /Telegrafi/

telegrafi sport app