Chelsea do të vazhdojë me blerje rekord – kësaj radhe i duhen 170 milionë euro për ta afruar sulmuesin që nuk ka luajtur tetë muaj

Chelsea shpenzoi më shumë se një miliard euro për të afruar lojtarë të rinj para dhe gjatë këtij sezoni. Klubi nga Stamford Bridge bleu 27 lojtarë në tre afatet e kaluara dhe disa të tjerë erdhën falas.
Por as këto nuk e ndihmuan klub, pasi Chelsea nuk luan në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe siç janë gjërat, ata nuk do të jenë as në të radhës.
Skuadra e Mauricio Pochettino është në vendin e 10-të, me 12 pikë prapa vendeve që çojnë në Ligën e Kampionëve.
Chelsea po ka mungesë të sulmuesve edhe pse Pochettino e bleu Nicolas Jackson nga Villarreali për 37 milionë euro këtë verë, por ai ka shënuar vetëm tetë gola në 23 ndeshje.
Kjo ka bërë që Chelsea të jetë sërish në kërkim të një sulmuesi të ri dhe sipas Daily Mail, Pochettino është shumë i interesuar për Ivan Toneyn e Brentford.
Toney shkëlqeu sezonin e kaluar me 21 gola në 35 ndeshje, por pastaj ai mori një pezullim prej tetë muajsh në mes të majit për bast në ndeshjet e Ligën Premier.
Pezullimi i Toney skadon më 17 janar dhe ai do të jetë në gjendje të jetë në skuadrën e Brentford për ndeshjen me Nottingham Forest, por deri atëherë ai mund të ndryshojë klubin.
Sipas Daily Mail, Chelsea do të bëjë gjithçka për të sjellë Toney në janar, por shifrat që përmenden janë astronomike.
Pretendohet se çmimi do të arrijë deri në 170 milionë euro me bonuse.
Toney erdhi në Brentford në shtator 2020 nga Peterborough për 5.6 milionë euro. Ai ishte golashënuesi më i mirë i Championship në sezonin 2020/2021 me 33 gola.
Ai me Brentfordin shënoi gjithsej 68 gola dhe dhuroi 21 asistime në 124 paraqitje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Dani Olmo me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të doktorit të Barcelonës

Vjen reagimi nga Real Madridi pas vdekjes tragjike të mjekut të Barcelonës

Historia e trukimit të ndeshjes dhe ‘dënimi’ i presidentit të Shakhtar për të udhëtuar me tren mbi 24h

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja