Declan Rice vazhdon të mbetet dëshira e madhe e Chelseat për repartin e mesfushës.

Kampioni në fuqi i Evropës ka dy vite që tenton transferimin e tij, por një gjëje të tillë nuk po ia arrin.


Çmimi i lartë prej 100 milionë funteve i kërkuar nga West Ham ka bërë që Chelsea mos ta transferojë mesfushorin qendror.

Megjithatë londinezët nuk kanë hequr dorë nga transferimi i tij, pasi duan që ta marrin atë në verën e vitit 2022.

NINTCHDBPICT000680266772 scaled

The Blues janë duke shpresuar se West Ham United do t'i ulë kërkesat për Ricen së paku në 75 milionë euro.

Mediat në Ishull kanë raportuar se Chelsea do të tentojë transferimin e mesfushorit anglez në verën e vitit të ardhshëm.

3214712 65849508 2560 1440

Rice ishte pjesë e Akademisë së Chelseat, por u largua kur ishte 14 vjeç për t'iu bashkuar West Hamit.

Dëshira e lojtarit është të rikthehet në Stamford Bridges dhe të luaj përkrah shokut të ngushtë, Mason Mount. /Telegrafi/

telegrafi sport app