Chelsea është duke menduar që ta largojë nga detyra trajnerin Maurizio Sarri dhe në vend të tij ta vë ndihmësin e tij, Gianfranco Zolan.

Sipas Sport Mediaset, ish-trajneri i Napolit, Sarri është vënë nën akuzë pas humbjes së turpshme 6-0 të së dielën ndaj Manchester Cityt.


Ka mbetur që Roman Abramovich të marrë një vendim për të ardhmen e italianit.

GettyImages 1097120672 Maurizio Sarri (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Mediat angleze shkruajnë se Zola mund të mbetet deri në fund të sezonit para se të emërohet një 'emër i madh', ngjashëm si Manchester United që e solli ish-lojtarin e preferuar të tifozëve Ole Gunnar Solskjaerin.

I fundit që ka ardhur te Chelsea si trajner i përkohshëm është Roberto Di Matteo që e itoi Ligën e Kampionëve në vitin 2012.

GettyImages 1075928794 Maurizio Sarri e Gianfranco Zola (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Sarri e zëvendësoi Antonio Conte verën e kaluar dhe fillimisht shkoi me Chelsean në 18 ndeshje pa humbje.

Tani ata kanë humbur shtatë nga 21 ndeshjet e fundit, u kritikat janë të mëdha drejt italianit.

GettyImages 1067588598 Maurizio Sarri e Gianfranco Zola (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Zola një legjendë e klubit londinez si trajner ka qenë te Watford dhe West Ham United.

Megjithatë, ai ka pasur edhe eksperienca si në Al-Arabi dhe Cagliari, por edhe te Birmingham City./Telegrafi/

telegrafi sport app