Declan Rice vazhdon të jetë një objektiv madhor i Chelseat për sezonin e ri.

Londinezët prej tri vitesh janë duke kërkuar shërbimet e mesfushorit i cili ka dalë nga akademia e klubit dhe është bashkuar me West Hamin.


'Çekanët' janë gati ta shesin yllin e skuadrës, por për ta bërë një gjë të tillë po kërkojnë 100 milionë euro.

Chelsea duket se ka gjetur zgjidhjen për afrimin e Rices dhe për këtë do ta përdorin sulmuesin shqiptar Armando Broja.

Declan Rice 2

Sipas mediave të ndryshme në Angli, dy herë kampioni i Evropës i ka ofruar West Hamit kartonin e Armando Brojës dhe 70 milionë euro për të marrë Ricen.

Sulmuesi shqiptar është në listën e dëshirave të West Ham dhe kjo ofertë e Chelseat mund të pranohet, pasi përveç Brojës ata do të fitonin edhe një shumë të konsiderueshme për të kryer transferime të tjera.

Armando Broja 1 2

Gjithsesi për Brojën interesohen edhe skuadra tjera si Newcastle United, Atalanta dhe Napoli. /Telegrafi/

telegrafi sport app