LAJMI I FUNDIT:

Chelsea njofton Milanin me çmimin e Armando Brojës

Chelsea njofton Milanin me çmimin e Armando Brojës

Milani ka hapur bisedimet paraprake me shoqëruesit e sulmuesit shqiptar, Armando Broja dhe ylli i Chelseat thuhet se mund të largohet për shifrën e kërkuar.

21-vjeçari shqiptar është njëri nga objektivat e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm kur Paolo Maldini dhe Ricky Massara do të kërkojnë një qendërsulmues të ri.

Milani u takua me shoqëruesit e Brojës në fillim të kësaj jave dhe sipas Calciomercato.com, ka pasur bisedime paraprake edhe me gjigantët e Ligës Premier.


Broja nuk është një titullar i rregullt në Stamford Bridge, kështu që Blutë mund të bien dakord të shesin për rreth 35 milionë euro.

Megjithatë, gjigantët e Ligës Premier ende nuk e kanë vendosur mendjen për të ardhmen e reprezentuesit shqiptar, i cili u rikthye në klub pas një periudhe njëvjeçare në Southampton në sezonin 2021/22.

Ai ka shënuar një gol në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka një kontratë afatgjatë në Stamford Bridge, të nënshkruar muajin e kaluar, e cila përfundon më 30 qershor 2028. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori