Drejtuesit e Chelseat janë të gatshëm të shesin Marcos Alonso këtë muaj, por vetëm për çmimin e kërkuar.

Real Madridi ka qenë i lidhur tash e një kohë me yllin e Chelseat, Alonso.


Sipas gazetës AS, Mbretërit synojnë një fund të suksesshëm të afatit kalimtar të transferimeve të verës me afrimin e spanjollit.

Edhe Blutë e Londrës janë të gatshëm të bëjnë biznes, por vetëm nëse Reali përmbush kushtet.

Alonso1 1 Alonso është njëri nga mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë (Getty Images)

Chelsea është gati të lejojë largimin e Alonson në qoftë se Reali ofron 54 milionë funte apo 60 milionë euro.

Drejtorja e Chelseat, Marina Granovskaia, është i gatshme të shesë Alonson nëse paguhet ky çmim.

Megjithatë, duke bërë kështu, drejtorja e Bluve do të rrezikonte një grindje me trajnerin Sarrin.

Kjo pasi trajneri i ri i Chelseat thuhet se ndjen se Alonso është një nga lojtarët më të rëndësishëm që aktualisht janë në dispozicion të tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app