Chelsea ka shënuar fitore ndaj në raundin e 1/16 të Carabao Cup ndaj Barnsleyt me rezultat 6-0.

Ndeshjen e hapi Tammy Abraham që shënoi në minutën e 16-të të ndeshjes pas një gabimi në mbrojtje të mysafirëve.


Rezultatin e dyfishoi Kai Havertz që ishte edhe goli i fundit i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë ishte radha e Ross Barkleyt që shënoi për 3-0.

Havertz shënoi edhe në minutat 55’ dhe 65’ për të kompletuar het-trikun.

Krejt në fund golin e gjeti edhe Olivier Giroud për 6-0.

Chelsea do të takohet me fituesin Leyton Orient – Tottenham. /Telegrafi/

telegrafi sport app