Chelsea identifikon Pereiran si zëvendësues të Mount
Chelsea është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit ofensiv Fulhamit, Andreas Pereira.
Arsyeja e kësaj lëvizjeje, sipas ESPN, është zëvendësimi i Mason Mount, me të cilin kanë ngecur bisedimet për kontratën e re.
Mesfushori anglez ka kontratë me Blutë deri në vitin 2024, mirëpo raportohet se ai mund të largohet nga Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar veror.

Në ndërkohë, Pereira është në radarin e shumë klubeve evropiane, ndërsa Chelsea është inkuadruar në garë për shërbimet e tij.

Fulhami pritet të kërkojë ndërmjet 30 dhe 40 milionë euro për ish-lojtarin e Manchester Unitedit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























