Chelsea ka fituar në udhëtim te Southamptoni me rezultat 1-4 në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.

The Blues ishin ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Tammy Abraham që shënoi në minutën e 17-të nga një asistim i Callum Hudson-Odoit.


Skuadra londineze arriti ta dyfishonte epërsinë me golin e shënuar nga Mason Mount (24’) që u shërbye mjaftë mirë prej Willianit.

GettyImages 1179358073 Southampton vs Chelsea (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Southamptoni arriti disi ta marrë vetën nga këto dy golat të pësuar, duke e ngushtuar epërsinë me anë të Danny Ings që shënoi në minutën e 30-të.

Por, Chelsea nuk u zmbrapsë nga ky gol i vendasve dhe e trefishoi epërsinë me super-golin e N’Golo Kantes (40’), nga asistimi që i bëri Marcos Alonso.

GettyImages 1179358866 Southampton vs Chelsea (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me katër gola të shënuar, ndërsa në të dytën u shënua vetëm një të cilën e realizoi Michy Batyshuayi në minutën e 89-të nga asistimi i Christian Pulisic.

Pas xhiros së tetë, Chelsea gjendet në vendin e pestë me 14 pikë, aq sa ka edhe Leicesteri në të pestin dhe Crystal Palace në të shtatin, gjersa në javën e nëntë takohen me Newcastlen në Stamford Bridge. /Telegrafi/

telegrafi sport app