Chelsea i fillon përgatitjet pa Costan, por me disa fytyra të reja (Foto)

Diego Costa nuk është bashkuar me pjesë e madhe të skuadrës për të filluar stërvitjet me Chelsean.
Atletico Madridi mbetet alternativa kryesore për lojtarin që pas largimit të tij nga Antonio Conte, siç duket nuk e sheh vetën më në Stamford Bridge.
Chelsea dhe Atletico ka muaj që kanë filluar bisedimet, por oferta fillimisht ishte e ulët, ndërsa rol po luan edhe bllokimi i transferimeve nga FIFA deri në janar të vitit 2017 për spanjollët.

Lewis Baker dhe Andreas Christensen janë lojtarët e kthyer nga huazimi që ishin sot nën urdhrat e Contes.

Antonio Rudigerit i është dhënë pushim, pas transferimit të tij te Chelsea.

Ai ishte pjese e Kupës së Konfederatave dhe do të ketë edhe disa ditë pushim. /Telegrafi/
















































