LAJMI I FUNDIT:

Chelsea e gatshme të thyejë rekordin e klubit për transferimin e Icardit

Chelsea e gatshme të thyejë rekordin e klubit për transferimin e Icardit
Icardi është njëri nga sulmuesit më të fortë në botë në qarkullim (Getty Images)

Kampioni aktual i Anglisë, Chelsea është duke bërë gati të bëjë një transferim të bujshëm për stinorin e ri.

Antonio Conte po dëshiron t’i ketë dy top sulmues në skuadër dhe ia ka vënë syrin sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Kapiteni i ‘Neroazzurrëvve’, ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar 15 gola në Serie A.


Kjo ka bërë që Chelsea të jetë e gatshme të thyej rekordin në histori të klubit për transferimin e Icardit.

Sipas medieve angleze londinezët janë të gatshëm të ofrojnë 115 milionë euro për transferimin e Icardit në ‘Stamford Bridges’.

Icardi është kapiteni dhe ylli kryesor i skuadrës

24-vjeçari po vlerësohet si sulmuesi më i mirë në Evropë dhe për këtë Chelsea dëshiron me çdo kusht transferimin e tij.

Edhe pse oferta është tejet e lartë, vështirë të besohet se kapiteni do ta lë skuadrën e tij.

Ai ditë më parë ia ka mbyllur dyert Real Madridit duke i qëndruar besnik Interit dhe besohet se kështu do të veprojë edhe me Chelsean.

Kujtojmë që Icardi ka një kontratë me Interin deri më 30 qershor të vitit 2021.

Reprezentuesi i Argjentinës iu bashkua skuadrës zi kaltër në verën e vitit 2013 nga Sampdoria për 13 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori