Portieri danez, Kasper Schmeichel ka përfunduar në radarin e skuadrave të mëdha, Chelsea dhe Roma.

Schmeichel ka befasuar me nivelin e treguar viteve të fundit te Leicester City, duke qenë njëri nga më meritorët për titullin e fituara para dy sezonesh.


Paraqitjet e tij të mira me klubin anglez, por edhe me kombëtaren daneze në Kupën e Botës kanë bërë që Schemichel të bëhet një emër i nxehtë.

Sipas mediumit anglez Sky Sport News, Chelsea dhe Roma janë në garë për të nënshkruar me portierin danez të Leicester Cityt.

Schmeichel Kasper Schmeichel (Getty Images)

Schmeichel e ka vendosur veten si një nga portierët më të mirë në Ligën Premier dhe është një opsion për të dyja skuadrat, Chelsean dhe Romën.

Megjithatë, transferimi i tij do të bëhet vetëm nëse këto dy skuadra humbasin shërbimet e portierëve të tyre aktual.

Kasper Schmeichel A e1530479636628 Schmeichel priti tri penallti ndaj Kroacisë (Getty Images)

E ardhmja afatgjatë e Thibaut Courtois në Chelsea është e pasigurt, ndërsa edhe Alisson i Romës ka qenë i lidhur me transferim gjatë verës.

Ndryshe, Schmeichel në të kaluarën është lidhur edhe me Arsenalin dhe Real Madridin. /Telegrafi/

telegrafi sport app