Minutë pas minute në finalen e madhe, Chelsea 3-0 PSG: Blutë e Londrës, kampion të botës
13/07/2025 • 00:56

Postet:
Mbylle
- 14/07/2025 01:36-Kaq nga ne për sonte – faleminderit që ishit me ne
- 14/07/2025 01:34-Trump në skenë – Chelsea merr trofeun nga Presidenti i SHBA
- 14/07/2025 00:00-Yjet e turneut – këta janë më të mirët e Kupës së Botës për Klube
- 13/07/2025 23:45-Cole Palmer – djaloshi që i vendos finalet
- 13/07/2025 23:42-Notat e lojtarëve, Chelsea 3-0 PSG: Palmer mban kurorën
- 13/07/2025 23:35-Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes
- 13/07/2025 23:14-Mbyllet ndeshja
- 13/07/2025 23:09
- 13/07/2025 23:02
- 13/07/2025 22:45
- 13/07/2025 22:34
- 13/07/2025 22:24-Nis pjesa e dytë
- 13/07/2025 22:00-Mbyllet pjesa e parë
- 13/07/2025 21:54-GOOOOOOL
- 13/07/2025 21:39-GOOOOOOL
- 13/07/2025 21:33-GOOOOOOL
- 13/07/2025 21:25-Sanchez prit një gjuajtje nga Doue
- 13/07/2025 21:17
- 13/07/2025 21:09-Nis finalja e madhe
- 13/07/2025 21:01
- 13/07/2025 20:55-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, merr pjesë në finale
- 13/07/2025 19:45-Formacionet zyrtare, Chelsea – PSG: Enrique dhe Maresca zbulojnë kartat për finalen e madhe
- 13/07/2025 15:17-Doue flet para finales me Chelsean: Qëllimi ynë është ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në
- 13/07/2025 12:11-Trajneri francez i bindur: Nëse PSG fiton finalen ndaj Chelseat, Dembele do ta marrë Topin e Artë
- 13/07/2025 11:47-Colwill flet para përballjes me PSG-në: Qëllimi është të fitojmë trofeun
- 13/07/2025 09:19-Palmer me vetëbesim flet para finales me PSG-në, lavdëron edhe dy yjet e Chelseat
- 13/07/2025 01:00-Në majë të botës – Palmer, Dembele dhe triumfi i Kupës së Botës për Klube në New York City
- 13/07/2025 00:55-Rreziqet janë shumë më të larta – PSG dhe Chelsea nuk luajnë vetëm për një trofe dhe 90 milionë euro
- 13/07/2025 00:54-FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube
- 13/07/2025 00:52-Reagime të ashpra për gjyqtarin që do ta ndajë drejtësinë në finalen e Botërorit për Klube: Chelsea – PSG
- 13/07/2025 00:50-Maresca: Chelsea meriton besimin e tifozëve, PSG model i respektuar, ne do të luftojmë deri në fund
- 13/07/2025 00:45-“Nuk më intereson”, Reece James i pa shqetësuar nga etiketimi i PSG-së si favorit për finalen së Kupës së Botës për Klube
- 13/07/2025 00:40-“Nuk është një ekip i lehtë”, Luis Enrique lëshon një paralajmërim të ashpër për Chelsean
- 13/07/2025 00:38-Sa para janë në lojë përpara finales së Kupës së Botës për Klube mes PSG-së dhe Chelseat?
- 13/07/2025 00:36-Paraqitja e Donald Trump në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA pritet t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë
- 13/07/2025 00:32-Formacionet e mundshme, Chelsea - PSG
- 13/07/2025 00:26-Si arritën deri në finale, Chelsea dhe PSG
Një spektakël futbolli u zhvillua në MetLife Stadium të New Jerseyt, ku në finalen e shumëpritur të Kupës së Botës për Klube mes Chelseat dhe Paris Saint-Germain, fitorja u takoi anglezëve me rezultat 3-0.
14/07/2025 01:36-Kaq nga ne për sonte – faleminderit që ishit me ne
Faleminderit të gjithë lexuesve të Telegrafit që na ndoqën gjatë këtij transmetimi live. Përkushtimi dhe vëmendja juaj e bëjnë punën tonë më domethënëse. Qëndroni me ne për ngjarjet e ardhshme sportive dhe lajmet më të fundit.14/07/2025 01:34-Trump në skenë – Chelsea merr trofeun nga Presidenti i SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump ishte pjesë e ceremonisë madhështore pas finales. Ai dorëzoi personalisht trofeun për kampionët e rinj të botës, Chelsea.14/07/2025 00:00-Yjet e turneut – këta janë më të mirët e Kupës së Botës për Klube
Çmimet e Kupës së Botës për Klube FIFA 👟 Golashënuesi më i mirë: Gonzalo García ⭐️ Lojtari i ri më i mirë: Désiré Doué 🧤 Portieri më i mirë: Robert Sánchez13/07/2025 23:45-Cole Palmer – djaloshi që i vendos finalet
Nëse ekziston një lojtar që mund t’i besohet skenës së madhe dhe presionit të finales, ai është padyshim Cole Palmer. Ylli i ri i Chelseat po vazhdon të ndërtojë një reputacion si "njeriu i ndeshjeve të mëdha", duke qenë vendimtar në momentet më të rëndësishme. Palmer ka shënuar tetë pjesëmarrje në gola në finale, një statistikë mbresëlënëse për një lojtar që sapo ka nisur të shkëlqejë në nivelin më të lartë. Palmer ishte i pandalshëm, duke shënuar dy gola dhe asistuar në tjetrin, duke udhëhequr londinezët drejt suksesit historik në turneun me formatin e ri. Lexo lajmin e plotë>>>13/07/2025 23:42-Notat e lojtarëve, Chelsea 3-0 PSG: Palmer mban kurorën
Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube. Cole Palmer me dy gola dhe Joao Pedro me një tjetër ishin ata që u përkujdesën për epilogun përfundimtar të kësaj sfide. Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Cole Palmer, i cili u vlerësua me notën 9.5 pas dy golave dhe asistimit të dhuruar.Lexo lajmin e plotë...13/07/2025 23:35-Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes
Chelsea mori një fitore të thellë me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube. Që nga minuta e parë ‘Blutë e Londrës’ treguan vendosmëri në këtë ndeshje, duke mos lënë në dyshim çështjen e fituesit. Cole Palmer me dy gola dhe Joao Pedro me një tjetër ishin ata që u përkujdesën për epilogun përfundimtar të kësaj sfide. Lexo lajmin e plotë...13/07/2025 23:14-Mbyllet ndeshja
Chelsea fiton ndeshjen ndaj PSG-së me rezultat 3-0, në një finale të çmendur nga londinezët.13/07/2025 23:09
90' Pesë minuta lojë shtesë e ndaj Chelsean nga trofeu.13/07/2025 23:02
84' Joao Neves kap për flokësh Marc Cucurella dhe ndëshkohet me karton të kuq.13/07/2025 22:45
68' Delap gati sa nuk shënoi një gol sapo hyri në fushë. Ai ndërhyri nga e majta, por gjuajtja e fuqishme në këndin e sipërm të djathtë u prit nga Donnarumma.13/07/2025 22:34
52' Shansi i madh për PSG-në. Hakimi krosoi nga e djathta te Dembele, i cili u gjend i vetëm para Sanchez dhe gjuajti, por portieri i Chelseat bëri pritjen e jetës së tij.
13/07/2025 22:24-Nis pjesa e dytë
46' PSG si zakonisht e nis topin duke ia dhuruar kundërshtarit.13/07/2025 22:00-Mbyllet pjesa e parë
45+6' Chelsea me dominim të plotë shkon në pushim me tre gola epërsi.13/07/2025 21:54-GOOOOOOL
43' Chelsea nuk po ndalet. Palmer asiston te Joao Pedro, i cili shënon për 3-0.JOÃO PEDRO MAKES IT THREE!!!! NEW SIGNING IS 🔥🔥 Chelsea 3-0 PSG pic.twitter.com/KB0DH1Qu5B
— JAYLEN𝕏 (@CRUZSHIP35) July 13, 2025
13/07/2025 21:39-GOOOOOOL
30' Cole Palmer shënon sërish. Aksion i bukur i Chelseat, me anglezin që gjeti rrjetën sërish sikurse te goli i parë.13/07/2025 21:33-GOOOOOOL
21' Chelsea hap takimin. Pas disa Gusto pason te Palmer, i cili bukur gjuan dhe shënon në portën e Donnarummas.13/07/2025 21:25-Sanchez prit një gjuajtje nga Doue
18' PSG po zgjohet ngadalë. Doue hyri në qendër nga e djathta dhe gjuajti fuqishëm nga afër zonës së penalltisë, por Sanchez e priti gjuajtjen e tij.13/07/2025 21:17
7' Chelsea e nisi ndeshjen me pak më shumë guxim. Cucurella rrezikoi i pari, pas tij edhe Palmer i cili gjuajti bukur, por jashtë porte.13/07/2025 21:09-Nis finalja e madhe
1' Chelsea e nis ndeshjen me topin e parë.13/07/2025 20:55-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, merr pjesë në finale
Në mesin e mijëra tifozëve, i pranishëm në finalen e Kupës së Botës për Klube është edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.13/07/2025 19:45-Formacionet zyrtare, Chelsea – PSG: Enrique dhe Maresca zbulojnë kartat për finalen e madhe
Chelsea dhe Paris Saint-Germaini do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të finales së Kupës së Botës për Klube. ‘Blutë e Londrës’ arritën kualifikimin në finale pasi mposhtën paraprakisht në gjysmëfinale ekipin brazilian Fluminense me rezultat 2-0. PSG-ja në anën tjetër e ‘shkatërroi’ Real Madridin me rezultat 4-0 duke treguar dominim të plotë ndaj tyre. Lexo lajmin e plotë...13/07/2025 15:17-Doue flet para finales me Chelsean: Qëllimi ynë është ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në
Sulmuesi i PSG-së, Desire Doue, ka ndarë pritshmëritë e tij për finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube kundër Chelseat, që do të luhet sonte në New York të SHBA-ve. Heroi i finales së Ligës së Kampionëve, ka thënë se qëllimi i tyre është të bëjnë botën të dashurohet me PSG-në. “E dimë që Chelsea është një ekip shumë cilësor. I kemi parë ndeshjet e tyre dhe kanë shumë lojtarë të shkëlqyer,” tha ai. Lajmi i plotë...13/07/2025 12:11-Trajneri francez i bindur: Nëse PSG fiton finalen ndaj Chelseat, Dembele do ta marrë Topin e Artë
Pascal Dupraz, ish-trajneri i Ligue 1, e ka cilësuar Ousmane Dembele si një nga favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë 2025. Sipas tij, një fitore e Paris Saint-Germain kundër Chelseat në finalen e Kupës së Botës për Klube më 13 korrik mund ta çojë Dembelen drejt trofeut individual. Sulmuesi francez ka pasur një sezon mbresëlënës me PSG-në, duke shënuar 35 gola dhe dhënë 16 asistime në 52 paraqitje. Lajmi i plotë...13/07/2025 11:47-Colwill flet para përballjes me PSG-në: Qëllimi është të fitojmë trofeun
Levi Colwill ka shprehur entuziazmin e tij për finalen e ardhshme të Kupës së Botës për Klube, ku Chelsea do të përballet me PSG-në më 13 korrik 2025. Mbrojtësi i talentuar i londinezëve u shpreh se ekipi nuk ka ardhur në këtë turne vetëm për të qenë pjesëmarrës, por për ta fituar atë. Lajmi i plotë....13/07/2025 09:19-Palmer me vetëbesim flet para finales me PSG-në, lavdëron edhe dy yjet e Chelseat
Ylli i Chelseat, Cole Palmer, ka ndarë mendimet e tij nga "Top of the Rock" në Rockefeller Center, përpara finales së FIFA Club World Cup ndaj PSG, që zhvillohet të dielën, më 13 korrik 2025. “Nuk e dinim çfarë të prisnim kur erdhëm këtu. Shpresojmë ta realizojmë,” tha Palmer, duke shfaqur besim në suksesin e skuadrës së tij. Lajmi i plotë...13/07/2025 01:00-Në majë të botës – Palmer, Dembele dhe triumfi i Kupës së Botës për Klube në New York City
Chelsea dhe Paris Saint-Germain përgatiten për finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA, ndërsa dy nga yjet e shquar të këtij kompeticioni, Cole Palmer dhe Ousmane Dembele , pozuan për një fotosesion marramendës lart mbi New York City. Me Central Park që shtrihet pas tyre dhe trofeun e Kupës së Botës për Klube midis tyre, skena është gati fjalë për fjalë për ndeshjen më të madhe të sezonit të tyre.13/07/2025 00:55-Rreziqet janë shumë më të larta – PSG dhe Chelsea nuk luajnë vetëm për një trofe dhe 90 milionë euro
Paris Saint-Germain dhe Chelsea do të përballen të dielën në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA. Ndeshja do të luhet në stadiumin MetLife, në New Jersey, dhe përveç luftës për trofeun prestigjioz, kjo finale përfaqëson një betejë strategjike për dominim në tregun amerikan në rritje. Turneu, i mbajtur për herë të parë në SHBA, ka sjellë dramë dhe papritshmëri, sipas Economic Times. Kupa e Botës për Klube bashkon ekipet më të mira nga çdo kontinent, duke u dhënë atyre mundësinë të provojnë veten në një skenë globale. Për klubet, fitimi i trofeut sjell jo vetëm lavdi sportive, por edhe përfitime të mëdha tregtare – veçanërisht këtë vit, ku fitorja sjell një avantazh të rëndësishëm në garën për zemrat e tifozëve amerikanë. Lexo lajmin e plotë>>>13/07/2025 00:54-FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube
FIFA ka ulur çmimet e biletave për finalen e së dielës në përpjekje për të rritur pjesëmarrjen në ndeshje. FIFA ka përgjysmuar çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube që do të luhet të dielën në stadiumin ‘MetLife’ në East Rutherford, New Jersey, në përpjekje për të shtuar numrin e tifozëve në ndeshje. Çmimi më i lirë i një bilete standarde të premten ishte ulur nga 312.20 dollarë në 249.75 dollarë, sipas USA Today. Lexo lajmin e plotë>>>13/07/2025 00:52-Reagime të ashpra për gjyqtarin që do ta ndajë drejtësinë në finalen e Botërorit për Klube: Chelsea – PSG
Alireza Faghani, një gjyqtar me origjinë nga Irani dhe shtetësi australiane, është emëruar për të gjykuar finalen e Kupës së Botës për Klube mes Paris Saint-Germain dhe Chelseat, që do të zhvillohet në stadiumin MetLife në New York. Ky emërim ka ngjallur reagime dhe diskutime, jo vetëm për rëndësinë sportive të ndeshjes, por edhe për sfondin diplomatik që e shoqëron. Për shkak të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit si dhe kufizimeve aktuale të SHBA-së për shtetasit iranianë, prania e Faghanit në këtë takim konsiderohet befasuese. Lexo lajmin e plotë>>>13/07/2025 00:50-Maresca: Chelsea meriton besimin e tifozëve, PSG model i respektuar, ne do të luftojmë deri në fund
Trajneri i Chelsea-t, Maresca, shpreh besimin e plotë te ekipi i tij para finales së Kupës së Botës për Klube, duke theksuar përparimin e madh që skuadra ka bërë gjatë sezonit dhe respektin e madh për rivalin e tyre, PSG-në. Ai thekson se lojtarët e tij kanë treguar stil dhe vendosmëri, ndërsa premton një ndeshje të fortë dhe të barabartë ndaj një skuadre të jashtëzakonshme. “Ekipi ynë meriton gjithë besimin e tifozëve, sepse këtë sezon përfunduam në katër vendet e para të LigësPremier, fituam Ligën e Konferencës dhe jemi në finalen e Kupës së Botës për Klube. Një vit më parë, askush nuk fliste për Chelsean në aspektin e futbollit, vetëm për madhësinë e skuadrës dhe paratë e shpenzuara. Tani, askush nuk flet më për të gjitha këto, e vetmja gjë për të cilën flasin është loja, mënyra se si fitojmë dhe kjo është arritja ime më e madhe". "PSG dhe Luis Enrique janë modele për të gjithë dashamirësit e futbollit. Ne kemi respektin më të madh për atë që ata kanë treguar në Francë, në Evropë dhe gjatë kësaj Kupe Bote. Më pëlqen t’i shikoj duke luajtur. Është një ekip i jashtëzakonshëm. Nuk do të jetë e lehtë, por do të japim gjithçka dhe do të përpiqemi të fitojmë. Ne kemi stilin tonë dhe kemi treguar këtë sezon se si i bëjmë gjërat”, deklaroi Maresca.13/07/2025 00:45-“Nuk më intereson”, Reece James i pa shqetësuar nga etiketimi i PSG-së si favorit për finalen së Kupës së Botës për Klube
Kapiteni i Chelseat, Reece James, nuk është i trembur nga parashikimet, ndërsa skuadra e tij përgatitet të përballet me Paris Saint-Germain në finalen e Kupës së Botës për Klube të dielën. Pavarësisht serisë mbresëlënëse të PSG-së, që përfshin fitimin e Kupës së Francës, Ligue 1 dhe Ligës së Kampionëve, James këmbëngul se Chelsea do të hyjë në ndeshje me një mentalitet fituesi. “Po përgatitemi siç duhet dhe do të shkojmë atje për të fituar. Kam qenë në shumë finale më parë ku ishim favoritë dhe nuk dolëm fitues”, u tha fillimisht James gazetarëve. Lexo lajmin e plotë>>>13/07/2025 00:40-“Nuk është një ekip i lehtë”, Luis Enrique lëshon një paralajmërim të ashpër për Chelsean
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka paralajmëruar se Chelsea do të jetë një kundërshtar i vështirë në finalen e Kupës së Botës për Klube, duke i përshkruar ata si një “ekip shumë të kompletuar” me lojtarë të shkëlqyer dhe një trajner që ai e admiron. PSG do të ndeshet me Chelsean të dielën në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube dhe për këtë ndeshje ka folur trajneri i parisienëve, i cili e vlerëson maksimalisht kundërshtarin. “Chelsea nuk është një ekip i lehtë. Ata janë pak si ekipi ynë. Janë fizikisht të fortë, kanë lojtarë të shkëlqyer dhe një trajner të shkëlqyer që e dua”, ka thënë fillimisht Enrique. Lexo lajmin e plotë>>>13/07/2025 00:38-Sa para janë në lojë përpara finales së Kupës së Botës për Klube mes PSG-së dhe Chelseat?
Chelsea dhe Paris Saint-Germain do të luftojnë për më shumë sesa vetëm për trofe kur të takohen në finalen e Kupës së Botës për Klube të dielën, më 13 korrik. Fituesi në stadiumin MetLife do të përfitojë deri në 92 milionë funte (106 milionë euro) në pjesëmarrje dhe çmime të kombinuara, ndërsa finalisti do të marrë gjithashtu një shpërblim po aq të majmë. FIFA ndau një fond çmimesh prej 733 milionë funtesh për turneun e ripërtërirë, duke shpërndarë fondet bazuar në përparimin, me klubet e UEFA-s që siguruan pjesën më të madhe – madje duke i tejkaluar financiarisht disa skuadra jo-evropiane pavarësisht eliminimeve të mëparshme. Lexo lajmin e plotë>>>13/07/2025 00:36-Paraqitja e Donald Trump në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA pritet t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës për Klube që do të zhvillohet të dielën në stadiumin MetLife, në New Jersey. Në këtë finale do të përballen Paris Saint-Germain dhe Chelsea, pasi të dy ekipet siguruan fitore ndaj Real Madridit dhe Fluminense në gjysmëfinale. Pjesëmarrja e Trump në këtë ngjarje të madhe sportive pritet të sjellë një kosto të konsiderueshme për taksapaguesit amerikanë, për shkak të masave të rrepta të sigurisë. Lexo lajmin e plotë>>>13/07/2025 00:32-Formacionet e mundshme, Chelsea - PSG
Këta janë 11 lojtarët e mundshëm fillestarë për secilën skuadër bazuar në Sofascore dhe analizat paraprake të ndeshjes. Chelsea: Sánchez; Gusto, Chalobah, Adarabioyo, Cucurella; Caicedo, Fernández; Nkunku; Palmer, Neto; João PedroPSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; Vitinha, João Neves, Fabián Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia
13/07/2025 00:26-Si arritën deri në finale, Chelsea dhe PSG
Rruga në fazat e eliminimit për Chelsea dhe Paris Saint‑Germain, derisa sa arritën deri te finalja e Kupës së Botës për Klube 2025.Chelsea – Grupi D Chelsea vs LAFC 2–0 Chelsea vs Flamengo 1–3 Chelsea vs ES Tunis 3–0 Përfunduan në vendin e dytë (6 pikë, pas Flamengo me 7)Faza me eliminim direkt | 1/ 16-të | Chelsea - Benfica – 4–1 (shtesë)
|Çerekfinale| Chelsea - Palmeiras – 2–1
| Gjysmëfinale| Chelsea - Fluminense – 2–0
PSG – Grupi B PSG vs Atlético Madrid 4–0 PSG vs Botafogo 0–1 PSG vs Seattle Sounders 2–0 Përfunduan në vendin e parë (6 pikë, shkak golavarazhi)Faza me eliminim direkt | 1/ 16-të | PSG- Inter Miami – 4–0 |Çerekfinale| PSG- Bayern Munich – 2–0 |Gjysmëfinale| PSG - Real Madrid – 4–0
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































